Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Parku Zoologjik i rinovuar i Tiranës nuk ka vetëm tigra, luanë e kafshë të tjera për të shuar kureshtjen e fëmijëve, por edhe pushtetarë e të afërt me pushtetin që e kanë shfrytëzuar si mundësi për të hapur biznese me fitime të majme.
Një prej tyre është këshilltarja në Ministrinë e Bujqësisë Elena Bardhi.
Bardhi ka përfituar dy lokale brenda ambienteve të Kopshtit Zoologjik, megjithëse është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve vetëm dy javë para se të hapej ky kopsht, pra më 17 maj.
Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, ajo figuron pronare si person fizik i ambienteve lokale dhe restorante brenda këtij kopshti, duke marrë pa garë ambientet për ushtrimin e bizneseve.