Denoncimi, Green Coast i Samir Manes është ngritur mbi falsifikime

21 June 2022, 18:39Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi, Green Coast i Samir Manes është ngritur mbi falsifikime
Green Coast dhe Samir Mane

Gazetari Basir Çollaku ngre dyshimet se Samir Mane ka ndërtuar me falsifikime dokumentacionesh dhe pronash në bregdet dhe për këtë pyet nëse ka një dosje që është hetuar prej katër vitesh në Prokurorinë e Vlorës.

“A ka një kallëzim dhe një dosje në Prokurorinë e Vlorës, që hetohej nga Prokurori K. A, prej katër vitesh në ngarkim të Samir Manes, për falsifikim pronash në breg të detit? Resort Green Coast, një histori me plot hije dyshimesh hetimi, por të mbetura diku”, shkruan ai.

Ai flet me bindje se dosja ekziston edhe për investime të paqëna, për të cilat u investua edhe qeveria për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Çollakut, pronat dhe vilat në këtë zonë po ndërtohen edhe pse ka një hetim për falsifikime.

“Këto prona dhe këto vila, që po ndërtohen në pronën në hetim për falsifikim, janë destinacion diplomatësh të rëndësishëm dhe miqve të tyre! Ende nuk ka një rezultat përfundimtar hetimi që është bërë i njohur”, thotë ai.

“Meqë deputeti Alket Hyseni ishte përgjegjës për Antikorrupsionin e pronave të bregut të jugut, a ka dijeni për këtë çështje? Nuk bëhet fjalë për Llamanin, se atë e kanë sistemuar çunat e antikorrupsionit për vete, ku nuk ngelën pa gjë as KPK, KPA e PPP..prokuroria....”, mbyll denoncimin e tij gazetari Çollaku.


Video