Hangari i helikopterëve u përurua nga Rama dhe Vengu, por “zhvat” edhe 500 mijë euro të tjera

22 Shtator 2025, 19:20Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Një shumë prej 500 mijë euro është “bakshishi” i Ministrisë së Mbrojtjes për firmat që ndërtuan hangarin e helikopterëve në Farkë. Një investim i disa viteve më parë, i cili është vizituar dhe “përuruar” disa herë nga krerët e shtetit. Në Farkë ka shkuar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa investimi është reklamuar edhe disa herë nga kryeministri Edi Rama.

Por, kur dukej se investimi do të ishte funksional, për shkak të këtyre përurimeve dhe vizitave, ministria e Mbrojtjes ka akorduar një tjetër shumë për ta përfunduar. Shuma është një shtesë kontrate për firmat fituese, të cilat “shpërblehen” për punë të mirë.

Nëse investimi është përuruar dhe është funksional, për çfarë arsye jepet shtesë kontrate?

Hangari i helikopterëve u përurua nga Rama dhe Vengu, por
Faksimile: Njoftimi i Komandës së Forcave Ajrore për shtesën e kontratës për ndërtimin e hambarit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komanda e Forcave Ajrore në Tiranë, ka hapur një procedurë formale për ndërtimin e hangarit në Farkë. Objekti i procedurës është “modifikim kontrate ndërtim hangari për helikopterë në Bazën Ajrore Farkë”.

Reparti ushtarak 3001 në Farkë thotë se fondi limit që iu jepen firmave është plot 47,760,458 lekë, ose rreth 500 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke qenë se është shtesë kontrate.

Hangari i helikopterëve u përurua nga Rama dhe Vengu, por
Në foto: Ministri Pirro Vengu inspektoi në janar 2025 hangarin në Farkë

Shtesa e kontratës vjen disa muaj pasi ministri Pirro Vengu vizitoi këtë hangar, në muajin janar 2025. “Shumë shpejt helikopterët ‘Black Hawk’ të futur së fundmi në përdorim të Forcës Ajrore shqiptare do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të re moderne, që i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e misionit të tyre” tha Vengu.

Sipas tij, Vengu ishte shoqëruar në këtë vizitë nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe komandanti i Bazës Ajrore Farkë, kolonel Ervin Buzi.

“Synohet që Dita e Aviacionit në vendin tonë më 24 prill, të festohet në mjediset e hangarit të ri” thanë të pranishmit, teksa edhe pas kësaj feste ka shtesë kontrate. “Hangari i ri i helikopterëve në Bazën Ajrore Farkë është një investim prej rreth 489,8 milion lekësh dhe është bërë në bashkëpunim me palën amerikane për saktësimin e specifikimeve teknike në përputhje me standardet më të mira”, thotë ministria.

Pra, investimi prej gati 5 milionë eurosh nuk ishte i plotë dhe do të duhen edhe 500 mijë euro të tjera për ta vënë në funskion. A nuk u përurua dhe festua në ato hangarë?!

Hangari i helikopterëve u përurua nga Rama dhe Vengu, por

Hangari i helikopterëve u përurua nga Rama dhe Vengu, por
Faksimile: Tenderi i ndërtimit të hangarëve është zhvilluar në vitin 2023 nga ministria e Mbrojtjes

Në vitin 2023, ministria e Mbrojtjes hapi tenderin me objekt “ndërtim hangari për helikopterë, në Bazën Ajrore Farkë”. Shuma bashkë me TVSH-në, shkonte në rreth 5 milionë euro.

Në tender morën pjesë 9 firma, ku 8 prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construcion”.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video