Gjoka mund Ulajn dhe Salillarin për 20 milionë eurot e Unazës së Sarandës, ofroi 2.7 milionë euro më shumë sesa Ulaj!

17 Shtator 2025, 23:10Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
oka mund Ulajn dhe Salillarin për 20 milionë eurot e Unazës së Sarandës

Disa firma kryesore kanë garuar me njëra tjetrën për llokmën e madhe 20 milionë euro të Unazës së Sarandës, faza e parë. Në garë kanë qenë as më shumë e as më pak por një mori firmash që kanë marrë pjesën dërrmuese të parave publike në ndërtim rrugësh.

Firma që janë favorizuar në disa akse kombëtare, ku Gjoka fiton gjithmonë tendera kur ka tunele, apo Salillari fiton gjithmonë kur rrugët kalojnë afër lumenjve. Ndërkohë, tendera dhe koncesione ka marrë edhe Gener 2 e Bashkim Ulajt, por që në këtë garë doli e mundur, megjithëse kishte ofruar shumë herë më pak sesa fituesi.

Gjoka mund Ulajn dhe Salillarin për 20 milionë eurot e Unazës

Gjoka mund Ulajn dhe Salillarin për 20 milionë eurot e Unazës
Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së për shpalljen e fituesit të tenderit të Unazës në Sarandë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar ditët e fundit tenderin me objekt “ndërtim by pass Sarandë, faza I”, me një fond limit rreth 20 milionë e 500 mijë euro pa TVSH. Punimet për ndërtimin e aksit parashikohen të bëhen për 24 muaj, ndërkohë që është parashikuar edhe ndërtimi i një tuneli.

Firma Gjoka, e cila u shpall edhe fituese bëri një ofertë prej 1,767,032,381 lekë pa TVSH. Ndërkohë, oferta më e ulët në tender ishte ajo e firmës Gener 2 të Bashkim Ulajt, me një vlerë prej 1,502,513,354. Por, pavarësisht se Ulaj ofroi plot 264.519.027 lekë më pak sesa Gjoka, oferta u skualifikua. 

Ofertë më të ulët pati edhe firma Salillari, me vlerë 1,697,000,000, sërish më e ulët se Gjoka. Edhe Salillari u skualifikua, çka ka ngjallur hoje të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar në favor të kompanisë Gjoka. Në tender mori pjesë edhe “ALB-BUILDING”, por mori 0 pikë.

Gjoka mund Ulajn dhe Salillarin për 20 milionë eurot e Unazës
Në foto: Harta ku do të kalojë Unaza e Sarandës, parashikon edhe ndërtimin e një tuneli

Sipas dokumenteve, Unaza e Re e Sarandës është parashikuar të fillojë në hyrjen aktuale të qytetit, pranë rreth rrotullimit të Qafë Gjashtës dhe të përfundojë në lidhje me rrugën nacionale Sarandë-Himarë. Rruga do të ketë një gjatësi prej rreth 3.5 km, duke përfshirë segmente rrugore me karakteristika urbane dhe interurbane, si dhe një tunel me gjatësi afërsisht 800-900 metra.

Duket se zgjidhja më e mirë për trafikun e tmerrshëm gjatë verës ishte ndërtimi i një hyrje të re në pjesën veriore të qytetit, e cila do të lidhej direkt me aksin rrugor Sarandë-Himarë. Kjo hyrje shmang nyjen aktuale të Qafë Gjashtës, e cila është e mbingarkuar nga trafiku.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video