I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge.
Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp.
Denis Matoshi është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, sipas raporteve mediatike dhe akuzave nga SPAK. Emri i tij është përfolur edhe në përplasjen me armë në ish-bllok mes Ervis Martinaj dhe Ervin Mata, ndonëse nuk u lidh me një akuzë zyrtare.
Dizdari u bë pjesë e vëmendjes edhe pas arrestimit të Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikun e 613 kilogramëve kokainë të kapura në Maminas në vitin 2018, për shkak të lidhjes familjare të ngushtë mes tyre.
Ai njihet gjithashtu për martesën me ish-misin e njohur, Suada Sherifi, me të cilën ka një vajzë.
Burime për VoxNews bënë me dije se marrëdhënia mes çiftit ka marrë fund.
Ndërkohë, modelja Suada Sherifi po shijon jetën e saj luksoze në Dubai.