Kompania shtetërore për prodhimin e pasaportave, Identitek e zhytur në abuzime me tenderat

30 Gusht 2025, 21:05Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish Drejtoresha, Loina Prifti

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia e Prokurimit Publik ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria Identitek. Sipas raportit të APP thuajse të gjithë tenderat kanë rezultuar me shkelje flagrante të ligjit.

Raporti bën të ditur se kompania ka zhvilluar tendera duke fryrë fondin limit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, në disa raste është konstatuar se specifikimet teknike të vendosura në procedura nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore.

Një tjetër kategori shkelje e konstatuar nga auditimi është vlerësimi i i fituesve në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në fund është konstatuar se për tenderat e zhvilluar nuk ka fare dokumentacion që provojnë zbatimin e kontratave.

Kompania shtetërore për prodhimin e pasaportave, Identitek e zhytur

Konkluzionet e auditit te Identitek nga APP

Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të shoqërisë shtetërore që ka monopolin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Por lloji i masave dhe niveli hierarkik i punonjësve që janë propozuar për masë nuk bëhet i ditur.

Identitek u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Ministria e Brendshme.

Kapitali ka mësuar se këto skandale ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e ish drejtoreshës Loina Prifti në tetor të vitit të kaluar, e cila u zëvendësua me Freskida Halilajn./kapitali.al


Video