Gati tenderi 390 milionë euro/ Qeveria shpall procedurën për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit

25 Korrik 2024, 16:59Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porti tregtar në Durrës

Qeveria shqiptare pritet që të hapë shumë shpejt tenderin 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Durrës. Autoriteti Portual ka shpallur në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimeve procedurën, përfshirë detajet financiare të kontratës miliardere.

Sipas dokumentave, fondi limit i tenderit është përcaktuar 39.3 miliardë lekë pa tvsh ose rreth 393 milionë euro me kursin aktual. Autoriteti Portual do të këshillohët në procedurën e tenderimit të portit nga kompania hollandeze Royal Haskoning.

Gati tenderi 390 milionë euro/ Qeveria shpall procedurën për

Pak ditë më parë, APD nënshkroi një kontratë me negocim të drejtëpërdrejtë në vlerën 12 milionë euro me kompaninë holandeze për konsulencë dhe mbikqyrje në ndërtimin e portit të ri.

Porti

Kjo është vetëm faza e parë e ndërtimit të portit të ri të mallrave, i cili do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos. Qeveria vendosi të ndërtonte një port të ri tregtar, pai portin ekzistues të Durrësit e çmontoi për t’ia dhënë tokën kompanisë arabe Eagle Hills për ndërtimin e portit të jahteve dhe kullave rezidenciale.

Ky veprim është cilësuar nga opozita si një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë, përmes të cilës qeveria i fali 86 hektarë tokë një kompanie private dhe nga ana tjetër detyron qytetarët shqiptarë të paguajnë qindra milionë euro për të ndërtuar portin e ri, pas shkatërrimit të portit ekzistues në Durrës.

Sipas regjistrit të parashikimeve, tenderi për ndërtimin e portit të ri do të hapet në dhjetor të këtij viti. /Kapital

Video