Ish-presidenti Ilir Meta tha se do të përpiqet të bëjë të mundur praktikën e referendumit në Shqipëri. Meta tha se: referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin.
Por le të khtehemi pak në histori shpata e famshme e Demokleut daton që në një proverb të lashtë popullore të filozofit romak Ciceroni në librin e tij të vitit 45 para Lindjes së Krishtit “Qortimet e Tuskulan”.
Versioni i tregimit të Ciceronit ka në qendër të vëmendjes Dionis II, një mbret tiran që dikur sundonte qytetin siçilian të Sirakut.
Por çfarë ishte shpata e 'Demokleut'?
Dionisi edhe pse i pasur dhe i pushtetshëm, nuk ishte i lumtur. Sundimi i tij kishte bërë që të kishte shumë armiq, dhe ai torturohej nga frika se mos e vrisnin. Frikësohej aq shumë sa që flinte në një dhomë të rrethuar nga një hendek dhe i besonte vetëm të bijave të tij që t’ia rruanin mjekrën me brisk.
Pakënaqësia e mbretit erdhi në një ditë pasi një lajkatar me emrin Demokleu filloi t’i bënte komplimente dhe t’i vinte në dukje se sa e lumtur mund të ishte jeta e tij. “Meqë jeta ime të pëlqen,” i ktheu përgjigje i mërzitur Dionisi, “dëshiron ta provosh vetën dhe më pas të gjykosh fatin tim të mirë?”.
Kur Demokleu pranoi, Dionisi e uli në një shtrat të artë dhe urdhëroi disa shërbëtorë që ta mirëprisnin atë. Atij iu servirën ushqime të mira si dhe u lye me shumë parfume. Demokleu nuk mund t’i besonte fatit të tij, por sapo ai filloi të shijonte jetën si mbret, vuri re se Dionisi kishte varur edhe një shpatë të mprehtë në tavan. Ajo ishte e pozicionuar mbi kokën e Demokleut dhe mbahej vetëm nga një fije floku e kalit.
Frika që e pushtoi Demokleun e bëri të pamundur që ai të shijonte pasurinë dhe shërbëtorët. Pas hedhjes së disa shikimeve nervoze drejt shpatës që varej sipër tij, ai kërkoi të lirohet, duke thënë se nuk dëshironte më të ishte me aq fat.
Pse krahasimi i Metës me këtë proverb nuk qëndron?
Sipas krahasimit të Metës, mbreti 'Dionis' mendohet të jetë Rama por ndryshe nga ai, kryeministri i Shqipërisë nuk është i lodhur nga pushteti por kërkon më tepër.
Ai akoma nuk e ka një shpatë e cila do ta godasë atë që ta nxjerr nga politika. Nëse ish-presidenti Ilir Meta mendon se është shpata e Demokleut atëherë ai duhet të kthehet në servil të Ramës dhe ta komplimentojë atë për pushtetin që ka dhe jetën që bën.
Përkufizimi i Ciceronit:
Përralla e Dionisit dhe Demokleut përfaqëson idenë se njerëzit me pushtet gjithnjë punojnë nën spektrin e ankthit dhe vdekjes, dhe nuk mund të ketë lumturi për dikë që është nën kufizime të vazhdueshme.
Një nga përdorimet e saj më të famshme erdhi në vitin 1961 gjatë Luftës së Ftohtë, kur presidenti John F. Kennedy mbajti një fjalim para Kombeve te Bashkuara, në të cilën ai tha se “Çdo burrë, grua dhe fëmijë jeton nën një shpatë bërthamore të Demokleut”.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.