Ekskluzive për VOX News/ Rektorit të Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku, i sekuestrojnë telefonin sa kalon check-in në Rinas

3 Tetor 2023, 23:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku

SPAK ka hapur një dosje korrupsioni për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Burime ekskluzive për Vox News thonë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndaluar në Rinas rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku. Ky i fundit është ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin. Burimet bëjnë të ditur për Vox News se rektori Bardhi është shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH.

Ndërkohë, agjentët e BKH kanë bllokuar edhe celularët e tre dekanëve dhe shefit të Financës të Universitetit Bujqësor.

Ditë më parë, BKH ka sekuestruar celularë edhe në ministrinë e Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku, si dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Sekuestrimet e celularëve janë bërë në dyshimet për korrupsion.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video