
Një shumë prej rreth 29 milionë lekësh të reja, planifikon të shpenzojë Bashkia e Librazhdit, e drejtuar nga Mariglen Disha, për blerjen e një automjeti.
Tenderi është shpallur së fundmi me fond limit 2 916 667 lekë, objekti i kontratës është “Blerje fouristradë SUV për administratën e Bashkisë”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga të interesuarit ka qenë data 22 shtator 2023.
Por duket se Bashkia e Librazhdit e ka ndarë mendjen dhe ka shpallur fitues të vetmen kompani e cila kishte aplikuar.
Fituesi i këtij tenderi është kompania "OE“ ALBANIA MOTOR COMPANY“, me ofertë ekonomike dy milionë e tetëqind e nëntëdhjetë mijë lekë të reja.
Në portalin “Open procurement”, ky tender është bërë me flamur të kuq, shkak ka qenë “mungesa e konkurencës”./VoxNews