Pas tmerroi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe atë të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, avokatja, aktivista, mbrojtësja e teatrit dhe tashmë edhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Sali Berishës kërcënon rendin publik.
Adriana Kalaja, e bërë e famshme për kërcënimin që i bëri Ambasadores së SHBA, Yuri Kim se do të ankohej deri në Senatin Amerikan sepse ishte bërë palë me krimin dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca për rolin mafioz në Shqipëri, këtë herë iu drejtua policëve që mbronin Bashkinë e Tiranës gjatë protestës së katërt të opozitës.
‘Nëse do populli nuk ka zinxhirë dhe hekura që mban këto dyer. Ne nuk kemi gjë me ju dhe ne me forcë s’e kemi problem të futemi në Bashki. Ne duam të respektojmë ligjin dhe institucionet’, tha ajo.
Por, nëse nuk ka asgjë që ta pengojë avokaten që të çajë zinxhirët dhe hekurat e pushtetit, çfarë e ndalon ta realizojë atë? Mos ndoshta i mungon populli që ta ndjekë nga pas?
Përgjigjen e kësaj pyetje e di vetëm Adriana Kalaja, por ajo që mund të themi është që të dy ambasadorët e sulmuar prej saj, sot janë në poste diplomatike edhe më të lartë, Yuri Kim në Uashington dhe Luigi Soreca në Bruksel.