EKSKLUZIVE/ Kush është burri i ministres që qëlloi me thikë drejtorin e ATK-së!

26 April 2024, 15:44Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE/ Kush është burri i ministres që qëlloi me
Në foto: Burri i ministres, Adri Ibrahimaj

Personi që shihini në foto është, Adri Ibrahimaj, burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Adri Ibrahimaj në mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, pesë muaj më parë vendosi t'i zinte pritë te "Pazari i Ri" ish- drejtorin e Përgjithsshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj dhe ta qëllonte disa herë me thikë.

Burri i ministres sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për "t'u sqaruar".

Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. 

EKSKLUZIVE/ Kush është burri i ministres që qëlloi me
Adri Ibrahimaj, burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj

Burri i ministrea është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS.

Ngjarja është tentuar të fshihet dhe Eri Koshaj është kërcënuar që të mbyllë gojën.

Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete. 

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video