Deklarata e fortë e avokatit: Punonjës nga këto tri ministri më kanë ardhur në zyrë, do futen në burg nga ministrat

5 Qershor 2023, 22:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati Saimir Vishaj

Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar sonte se shumë punonjës të rëndësishëm administratës i kanë ardhur në zyrë pasi urdhërohen nga eprorët për të firmosur, firmë e cila mund t’i çojë në burg.

“Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata”, tha avokati Saimir Vishaj në Top Story.

Nisur nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Shëndetësisë Joana Duro, Vishaj tha se frika e ndëshkimit ka trokitur dhe punonjësit e administratës duan të largohen nga puna pasi urdhërohen nga eprorët për të firmosur, firmë e cila mund t’i çojë në burg.

Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata. Frika e ndëshkimit ka trokitur. Ata kanë një problem, janë futur me vullnetin e lirë, dhe nuk po ikin dot. Një orë e më parë thonë, na urdhërojnë shefat të firmosim dhe një ditë do jemi në SPAK. Me dhjetëra duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga administrata sepse eprorët i detyrojnë duke i deleguar firmën, sipërfaqe toke p.sh bregdeti po nuk u delegua nga lart nuk vepron ai i Kadastrës nga poshtë. Duan njerëzit e administratës të shpëtojnë një orë e më parë nesër, se janë të sigurt që do shkojnë nesër pas hekurave. Drejtuesit e tyre do thonë s’kisha dijeni, firmosi specialisti. Kjo është formë e piramidës që është ngritur në Shqipëri”, tha Vishaj.

Sipas avokatit Vishaj, SPAK ka minimizuar korrupsionin në vitet e fundit.

Unë them që në 2016 po minimizohet. Nuk mund ta zhdukem dot korrupsionin. Po kalojmë në qasje tjetër, del ambasadorja pse u lirua ky, 100 kërkesa të nisura nga prokuroria. Korrupsioni nuk është vetëm ryshfeti është edhe mos dhënia e drejtësisë”, shtoi Vishaj.

Avokati Vishaj doli edhe kundër ministres Manastirliu, duke thënë se çështja e ish sekretares së ministrisë së Shëndetësisë nuk është vetëm përgjegjësi individuale.

“Një ministre del përpara dhe thotë përgjegjësi individuale, jo moj shoqe sepse këtu përgjegjësia nuk është individuale, kjo është përgjegjësi e rekrutuesit. Kjo sekretare nuk vajti si pasojë e meritës e saj, ti e rekrutove përgjegjësia këtu fillon që nga rekrutimi. Madje me aq sa kam unë informacion është dënuar nga KQZ sepse ka marrë pjesë në zgjedhje duke sponsorizuar. Paratë ne themi 300 mijë lekë, po janë 3 milion lekë të vjetra”, tha Vishaj në Top Story.

Vishaj kritikoi gjithashtu Dumanin pasi SPAK rrodhi informacione.

“Drejtuesi i SPAK-ut që është zoti Dumani, aty ku kishim rrjedhje të informacioneve, në këto lloj korrupsioni SPAK-u doli zbuluar. Ti ke njoftuar kryeministrin. Rrjedhja e informacionit që ky subjekt duhet ta kishte mbajtur sekret nuk ka pse ti thoje kryeministrit”, tha Vishaj.

Ndërkohë, Vishaj komplimentoi SPAKU-n për rastin e tij të parë që kanë arrestuar një zyrtar.

“Jo gjithmonë duhet sharë SPAK-u. Është hera e parë e një zyrtari që i vendosin pranga për punën që bën apo për korrupsion. Kjo është hera e parë dhe duhet përgëzuar”, tha Vishaj.

Video