PS mbledh Kryesinë: Çfarë do diskutohet

2022-03-30 17:24:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PS mbledh Kryesinë: Çfarë do diskutohet

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në fokus të diskutimeve pritet që të jetë

Organizimi i Kongresit të Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 9 Prill çështja e Alqi Bllakos priten të jenë në fokus të diskutimeve.

Ditën e sotme Bllako ka dorëzuar mandatin në Kuvend, ndërsa SPAK ka kërkuar arrestim si pjesë e dosjes së inceneratorëve.

Ndërkohë mazhoranca ka përsëritur qëndrimin distancues nga çdo anëtar i saj që ka probleme me drejtësinë.

“Qëndrimi ynë është i qartë, çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë. Kushdo që shkel ligjin çështjet penale janë individuale”, tha ministri Ulsi Manja ditën e sotme.

PS mbledh Kryesinë: Çfarë do diskutohet


Video