The government grants permission for a 10 mega photovoltaic park...
/ 2026-10-26 19:14:00Focus
Volodymyr Zelensky prej 19 ditësh është duke fituar zemrat e të gjithëve me guximin e tij, mirëpo përveç zemrave ai është duke fituar edhe në modë, pasi liderat perëndimorë po “influencohen” nga veshjet e tij.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama në një dalje publike ka vendosur që të veshë një bluzë në ngjyrë ulliri, ngjyrë karakteristike e Zelenskyt në këto ditë lufte.
Rama në një komunikim “Live” në “Facebook” foli mbi rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve në vendin tonë. Kryeministri tha se kjo situatë e krijuar me rritjen e çmimeve po ndodh në të gjithë botën dhe është si pasojë e luftës në Ukrainë.

