Përçarja e PD thellohet, Bardh Spahia shkarkon mbështetësit e Bashës

2022-04-14 21:44:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përçarja e PD thellohet, Bardh Spahia shkarkon
Bardh Spahia

Pas marrjes së detyrës në krye të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka bërë lëvizjet e para duke shkarkuar mbështetësit e Lulzim Bashës.

Kryebashkiaku i Shkodrës ka shkarkuar nga detyra Altin Shabajn, administrator i njësisë Posteibë si dhe Gjovalin Derragjatin, administrator të njësisë Dajç.

Këta dy të fundit publikisht në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit mbështetën kandidatin e Lulzim Bashës, Xhemal Bushati.

Ndonëse në Shkodër u duk një frymë bashkimi mes deputetëve mbështetës të Bashës dhe Bardh Spahisë, Spahia nuk nguroi të ndëshkonte “kundërshtarët” e tij në garën elektorale të 6 marsit. Ndoshta me “porosi” nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Video