'OK from above'! How the 'Strategic Investments' law was used to concrete the coast by a group of businessmen

2025-09-03 19:33:14Politikë SHKRUAR NGA BLERINA GJOKA
'OK from above'! How the 'Strategic Investments' law was
View of the bay Monastery Beach

A temporary 3-year law, which aimed to promote investments in strategic sectors of the economy, for 10 years in a row appears to have been used to grant public property and building permits to a group of businessmen for the 'concreteization' of the coast.

At the end of May 2015, just two years after the Socialist Party came to power, 73 majority MPs gave the green light to the adoption of the law on "Strategic Investments", proposed by the government as an intervention with temporary effect until 2018, which would promote foreign and domestic investments in sectors with an impact on the country's economy.

The initiative provided for procedural, fiscal and administrative facilitations, public investments, the provision of public land and state intervention for the expropriation of private property, and other facilitations for those investors who would benefit from the status of "strategic investors".

Decision-making for these investments would fall into a few hands: the Investment Development Agency and the Strategic Investment Committee, which was headed by Prime Minister Edi Rama and comprised several ministers and the State Attorney.

The then Minister of Trade and Entrepreneurship, Arben Ahmetaj – today internationally wanted by SPAK for corruption and money laundering – defended the initiative as a way to accelerate and expand domestic and foreign investments by eliminating bureaucratic obstacles.

The government's report suggested that the law sought to promote investment in a short 3-year timeframe until a new comprehensive investment law was drafted, and that it targeted strategic sectors of the economy, mainly manufacturing - including energy, mining, agriculture and fishing.

In subsequent decisions of the Council of Ministers – adopted in implementation of this law – transport, infrastructure, electronic communications, urban waste, tourism, energy and mining were defined as strategic sectors.

Over the course of a decade, the majority postponed the law's implementation deadline five times. Meanwhile, the balance of supported projects shows that it failed to fulfill its stated goals – to attract foreign investment and promote investment in strategic sectors – serving, according to critics, only a small group of people to concrete the Albanian coast.

“Qëllimi për të thithur investimet e huaja është pothuajse i parealizuar sepse kemi vetëm një investim të huaj në prodhimin e makinave dhe i dyti është miratuar pak ditë më parë, duke bërë që ky ligj të përfundojë në një ligj që ka shpërndarë favore për një grup biznesesh”, tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike në opozitë. “Gjithashtu, sektorët strategjikë si bujqësia, energjia janë anashkaluar”, shtoi ajo.

Qeveria nuk i komentoi kritikat ndaj ligjit për investimet strategjike. Por ndërkohë, Eduard Shalsi, ish-ministër shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes gjatë viteve 2019-2021 dhe deputet i Partisë Socialiste, e mbrojti skemën e investimeve strategjike, ndërsa theksoi se ajo kishte sjellë përfitime për ekonominë shqiptare.

“Çdo ligj matet me efektet që sjell dhe ne kemi 5 miliardë euro investime në një periudhë kohe të shkurtër,” tha Shalsi. “Kjo ka sjellë rritje të qëndrueshme të ekonomisë”, shtoi ai.

‘OK nga lart’

Nga 48 vendime të miratuara deri tani, vetëm dy janë investime të huaja: një investim korean për prodhim pjesësh makinash dhe ai arab për portin e jahteve në Durrës. Vetëm dy prej projekteve janë investime në bujqësi.

Më shumë se 80% e vendimeve kanë favorizuar investime në turizëm, shpesh në zona të mbrojtura natyrore dhe arkeologjike, për të ndërtuar struktura akomoduese dhe hoteleri, ku përfituesit rezultojnë të jenë një grup biznesmenësh të lidhur me qeverinë.

Njëri prej përfituesve të këtij ligji u bë edhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Drimadhesit, një nga zonat më të bukura në jug të vendit, dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit.

Rasti përfshiu Kuvendin dhe Gjykatën Kushtetuese në një konflikt institucional pasi mazhoranca socialiste refuzoi të zbatonte vendimet e kësaj gjykate për të interpretuar pajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës, duke shënuar një rekord negativ në plotësimin e kritereve për institucionet demokratike në negociatat me BE-në.

Ligji parashikon se AIDA duhet të analizojë paraprakisht profilin e investitorit dhe të kërkojë informacione lidhur me kapacitetin financiar dhe aftësinë e tij për të gjeneruar fonde të mjaftueshme për financimin e investimit, deklaratat financiare, strukturën menaxheriale, pronësinë, pozicionimin në treg, eksperiencat e mëparshme lidhur me fushën e investimit, projekte të ngjashme, si dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për të provuar aftësitë e tij investuese dhe potencialin për të qenë investitor strategjik.

Por këto procedura mbeten jotransparente, ndërsa jo në pak raste, investimi strategjik është premtuar më parë nga kryeministri dhe më pas janë kryer procedurat, si në rastin e dhëndrit të Trump me Zvërnecin apo investimi arab në portin e Durrësit.

Por kjo rrugë duket se është ndjekur edhe në shumë prej vendimeve të tjera.

Një person i afërt me procedurat administrative që ndjek AIDA për të hartuar një dosje që më pas kalon për firmë nga Komiteti i Investimeve, i tha BIRN-it se “sipërmarrësit vinin tek ne pasi kishin marrë një ‘OK nga lart’”, duke nënkuptuar kryeministrin.

Duke kërkuar të qëndronte anonim, i njëjti burim pohoi se shpesh dosjet kishin mangësi të mëdha, kompanitë nuk arrinin të justifikonin me bilancet e tyre garancinë financiare që kërkohej për investimet që pretendonin të bënin, por stafi i AIDA-s i asistonte për të ‘kopsitur’ letrat.

Konfidencialiteti i procesit, i miratuar me një vendim të Këshillit të Ministrave, e ndalonte AIDA-n të publikonte të dhënat dhe dokumentet e dorëzuara prej kompanive gjatë fazës së aplikimit.

Tjetërsimi i qëllimit

Ekspertët ligjorë dhe financiarë mendojnë se ligji i investimeve strategjike devijoi nga qëllimet parësore për nxitjen e sektorëve prodhues dhe infrastrukturorë dhe se nuk ndikoi në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, as në turizëm, sektorin ku u aplikua më së shumti.

“U konceptua si një instrument tranzitor për të nxitur kapitalin e madh (kryesisht të huaj) në sektorë strategjikë prodhues dhe infrastrukturorë, por në praktikë ka shërbyer kryesisht si një mjet për të përshpejtuar dhe privilegjuar investime me natyrë të kufizuar zhvillimore, të fokusuara në turizëm bregdetar, kryesisht në pasuri të paluajtshme,” tha Eduart Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar “Altax”.

Duke bërë një analizë të thelluar të bilancit 10-vjeçar të ligjit, Gjokutaj thekson se fakti që investimet u përqendruan në sektorin e turizmit tregon një devijim të thellë nga qëllimi parësor: “stimulimi i investimeve në prodhim dhe infrastrukturë”, por edhe paaftësisë institucionale për të vlerësuar qëndrueshmërinë e investimeve.

“Procesi i vlerësimit të aplikimeve për statusin ‘investitor strategjik’ ka qenë shpesh formal dhe jo i mbështetur në kritere të qarta e të verifikueshme dhe në shumë raste nuk është vlerësuar realisht nëse një investitor është financiarisht i qëndrueshëm, nëse ka përvojë relevante apo nëse synimet e tij janë afatgjata dhe zhvillimore,” tha Gjokutaj, ndërsa shtoi se kjo ka sjellë përzgjedhjen e projekteve me impakt të ulët në ekonomi.

Sipas Gjokutajt, efektet e ligjit në sektorët prodhues – ku synohej ndërhyrja e tij fillestare – janë minimale dhe të papërfillshme.

“Nga të dhënat e publikuara dhe shqyrtimet e rasteve konkrete, investimet e miratuara në sektorin e energjisë, bujqësisë apo transportit janë ose sporadike, ose në pjesën më të madhe janë planifikime të pazbatuara,” thotë ai.

Gjokutaj thekson se edhe investimet në turizëm nuk kanë mundur të krijojnë zinxhir me industrinë prodhuese vendase, por kanë sjellë një “boom informal” të përqendruar vetëm tek ndërtimi.

Edhe Daniel Prroni, ekspert ligjor pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, e cilëson zbatimin e këtij ligji të përqendruar tek turizmi dhe me ndikim minimal në sektorët e tjerë kyç, si bujqësia apo energjia.

“Kjo qasje e ngushtë ka rënë ndesh me vizionin fillestar të zhvillimit ekonomik të gjithanshëm,” tha ai, duke shtuar se “megjithëse vendimet e marra mund të kenë respektuar formalisht ligjin, ato kanë qenë në kundërshtim me qëllimet dhe efektet që ligji synonte të arrinte”.

Prroni vë në dukje gjithashtu se fakti që shumica e investimeve i kanë shkuar përfituesve vendas në sektorin e turizmit tregon se “ligji është përdorur më shumë si mjet trajtimi preferencial sesa si një instrument i mirëfilltë për zhvillim strategjik”.

Ndryshe mendon deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili argumenton se ligji “nuk është diskriminues, nëse je i huaj apo vendas, por targeton çdo investim”.

Ndërsa për faktin që në 10 vite zbatimi i tij i dha prioritet vetëm projekteve në turizëm, për Shalsin lidhet me kërkesën që ka pasur sektori dhe hovin e zhvillimit të tij.

“Ne duam të krijojmë mjedisin e përshtatshëm që të tërheqim investitorë seriozë dhe u krijua mjedisi i përshtatshëm aty ku sektorët po zhvilloheshin,” tha ai.

Duke iu referuar mungesës së investimeve në bujqësi, Shalsi sugjeron se shkak ishte tipologjia specifike e këtij sektori, ku toka është e fragmentarizuar.

Kapitalizmi klanor

Që në momentin kur u miratua dhe në 5 herët që u zgjat afati – me vendim të mazhorancës socialiste – propozuesit për ndryshimin ligjor argumentuan se ligji për “investimet strategjike” ishte një mekanizëm kalimtar ligjor deri në hartimin e një ligji integral për investimet, i cili ende nuk ka mbërritur në Kuvend pas një dekade.

Zgjatja e afatit u kërkua fillimisht nga qeveria në vitin 2019 dhe më pas u përdorën emra të ndryshëm të deputetëve socialistë për të propozuar zgjatje të afatit çdo një vit, me pretendimet se ai po ndihmonte klimën e investimeve dhe se “shpejt qeveria do të sillte ligjin e ri”.

Shtyrja e fundit u miratua në fillim të këtij viti duke i zgjatur efektet e tij deri në dhjetor 2026, pas një propozimi nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, ku parashikohet gjithashtu edhe një dispozitë e re që u hap rrugën “investitorëve strategjikë” edhe në sektorë të tjerë.

Zbatimi i tij, sipas ekspertëve dhe opozitës, ka nxjerrë në dritë problematika të mëdha me pronat, mungesën e konkurrencës, keqpërdorimin e burimeve publike në favor të investitorëve strategjikë, konfliktin e interesit në dhënien e statusit dhe mungesën e transparencës në mënyrën si përzgjidhen investitorët – dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë ndikim në ekonomi dhe as në sektorin e turizmit ku është fokusuar.

“Problemi kryesor që kishte që në fillim lidhej me aspektin e pronës, ndaj unë propozova amendament për këtë nen në 2015-ën, por nuk e morën parasysh,” thotë deputetja Jorida Tabaku.

Sipas saj, ky nen ka krijuar një anomali sepse lejon që shteti të ndërhyjë mes marrëdhënieve private, të investitorit dhe atij që ka pronën.

“Kjo cenon të drejtën e pronës, të pronarit legjitim për ta zhvilluar,” thekson ajo.

According to Tabaku, other problems brought about by its implementation are the preferential allocation of state assets without any competition and the approval of investments within Protected Areas.

Even financial expert Gjokutaj lists as one of the failures of the implementation of this law the political and local clientelism, which have justified the division of public property on the coast, where there has been "a deliberate concentration of 'strategic status'".

This mode of operation, according to him, has often been in open conflict with the public interest and legality.

Gjokutaj lists several reasons that, according to him, have brought more problems with the implementation of this law than the expected effects of its impact on the development of the domestic economy, starting from what he calls: the unclear liberalization of 'strategic tourism'.

“This definition has destroyed any differentiation between real investments with long-term impact and projects focused purely on the real estate market,” he emphasizes, while seeing the rush of domestic investors towards tourism associated with “much lower opportunity costs than agriculture, industry or energy.”

Gjokutaj also blames institutions for the lack of an inter-sectoral strategy, where strategic investments would be accompanied by coordinated policies in taxes, infrastructure, workforce or financial support.

"Without this coherence, the law has functioned in a vacuum, disconnected from developmental reality," he emphasizes, concluding that "this is a failure of a legal architecture that was not accompanied by institutional integrity, real selectivity, and a clear vision for long-term economic development."

For Daniel Prroni, the implementation of this law has raised serious concerns about fair competition, clientelism, violation of property rights and environmental damage - aspects that, according to him, conflict with EU competition standards or good practices in economic governance.

"The law grants non-competitive access to state assets by bypassing regular procurement procedures, and this penalizes businesses that follow the regular path and creates a perception, if not reality, of clientelism or 'crony' capitalism," he says, adding that in this way competition is distorted in favor of people with capital and political influence, not new actors with innovative potential.

In legal terms, according to Prroni, the law has serious impacts on property rights, by appropriating public property without competition and on the other hand by expropriating private property with the justification of "public interest", but in fact it serves private projects.

“Adding to the slow and weak judicial system, a two-tier regime is created where strategic investors are protected, while local residents face uncertainty about their property rights,” he concluded. / BIRN

 


Video