Non Grata nga SHBA, Aqif Rakipi fajëson Lulzim Bashën

2022-04-13 12:22:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Non Grata nga SHBA, Aqif Rakipi fajëson Lulzim Bashën
Në foto: Ish kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish deputeti

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. “Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.

Në një intervistë ish deputeti Aqif Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

 

 


Video