Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama i pranishëm kush do largohet nga qeveria?

2022-03-28 10:53:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama i pranishëm kush do largohet
Ministret Delina Ibrahimi, Frida Krifca dhe kryeministri Edi Rama

Mëngjesin e të hënës në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Pjesë e këtij takimi ishte dhe kryeministri Rama.

Mbledhja e grupit është e përjavshme. Aty diskutohet për seancën plenare të kaluar dhe atë që do pasojë. Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri.

Sipas A2 CNN, emrat që lakohen se do të largohen nga kabineti qeveritar janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.

 


Video