“Do ta shkrij SPAK-un”, Rama ironizon Berishën sërish: Noc Rrokun!

2025-02-17 13:37:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi ironik deklaratave të sotme të kryedemokratit Sali Berisha për mbylljen e SPAK si institucion pas 11 majit.

Përmes një videoje ku shfaq një buf të gjeneruar nga inteligjenca artificiale i cili shoqërohet nga shkrimi “Do ta shkrij SPAK-un”, Rama ka portretizuar liderin e PD, të cilit i është referuar jo pak herë si “bufi i kënetës”.

Më tej Rama shkroi në të njëjtin postim në Instagram “noc rrokun”, duke lënë të nënkuptohet se diçka e tillë nuk do të ndodhë.


Video