"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus

Një avion Boeing 737 me 133 persona është rrëzuar nga një lartësi prej 9000 metrash përpara se të shpërthejë në flakë në malet kineze.
Avioni i China Eastern Airlines u rrëzua përpara se të përplasej në shpatin e malit dhe të shpërthente pranë qytetit Wuzhou në qarkun Teng në provincën jugore të Guangxi.
Pamjet e frikshme janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë avionin duke rënë vertikalisht drejt tokës në momentet para përplasjes.
Avioni, me numër fluturimi MU5735 nga Kunming për në Guangzhou, besohet të jetë një Boeing 737-89P, i cili nuk është pjesë e serisë MAX që është përballur me probleme vitet e fundit.