Një shqiptar i bashkohet luftës në Ukrainë, është vëllai i këngëtares së njohur

2022-03-09 10:35:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një shqiptar i bashkohet luftës në Ukrainë, është
Mahliq Behluli, në të djathtë

Dy shqiptarë të Kosovës kanë bërë me dije se do t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

Sipas mediave kosovare mësohet se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.

Që ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.


Video