E TRISHTË/ Transportoi të lënduarit e Koçanës në spital, shoferi i ambulancës vd*s nga stresi!

2025-03-17 13:02:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ile Goçevski

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një disko në Maqedoninë e Veriut.

Drejtuesi i një prej ambulancave, i cili gjatë gjithë natës transportoi të lënduarit e klubit të natës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ile Goçevski, shofer i ambulancës, ka ndërruar jetë nga stresi pasi ka transportuar gjithë natës të lënduarit nga 'diskoteka e vdekjes' në Koçan.

Mesa duket zemra e tij nuk e përballoi dot stresin që përjetoi për shkak të tragjedisë në Koçan.

Miq dhe të njohur po i japin lamtumirën e fundit shoferit të ndjerë në rrjetet sociale.

"Nuk ka fjalë që të përshkruajnë... Ti ishe më shumë se një burrë – ishe një mal, një njeri me zemër dhe shpirt të madh. Dje bëre maksimumin për të shpëtuar shpirtra të rinj, të pafajshëm dhe në fund u largove edhe ti... Pusho në paqe o i madh," shkruan një nga miqtë e tij në rrjetet sociale. 

Maqedonia e Veriut dhe Koçani janë të tronditura një ditë pas tragjedisë së disko, e cila la pas të paktën 59 të vdekur dhe më shumë se 155 persona të plagosur.

Në qytetin e Koçanit mbizotëron heshtja, ndërsa banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Puls”. 

Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç.

Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona.

Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital.

Video