Biden ndalon diamantet e vodkën dhe paralajmëron Putinin për armët kimike

2022-03-11 18:19:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Biden ndalon diamantet e vodkën dhe paralajmëron Putinin për

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Rusinë nëse do të përdorë armë kimike në Ukrainë.

“Rusia do ta paguajë shtrenjtë nëse përdor armë kimike në Ukrainë”, tha Biden, duke shtuar se G7 do të shtojë sanksionet ndaj oligarkëve rusë dhe familjeve të tyre.

“Po shtojmë presionin ndaj miliarderëve të korruptuar rusë. Po shtojmë emra në listën e oligarkëve që po shënjestrojmë”, theksoi presidenti amerikan.

“Ata mbështesin Putinin. Vjedhin nga populli rus dhe i fshehin paratë në vende të tjera”, shtoi Joe Biden.

Biden ka njoftuar ndalimin e importeve të alkoolit rus, vodkës, ushqimeve të detit dhe diamanteve, lëvizje të cilat synojnë që të ushtrojnë presion mbi ekonominë e Moskës duke sanksionuar disa nga eksportet e saj më të vlefshme.

“Ne po ndalojmë mallrat nga disa sektorë të njohur të ekonomisë ruse”

Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të shtojë emrat e disa oligarkëve rusë në listën e individëve të sanksionuar.

Biden paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të ndjekë një luftë që kërcënon vetë themelet e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, dhe më pas të kërkojë ndihmë financiare nga komuniteti ndërkombëtar”.

 


Video