The family of Saimir Sula, who died in Spain, but arrived in Tirana without a heart, is fighting to seek justice for him. Although two years have passed for the sister and mother of Saimir Sula, there is still no answer from the Albanian state about what happened to the heart of their dead relative.
Albanian Saimir Sula entered Hospital del Mar in Barcelona accompanied by his sister Majlinda. The 33-year-old had a fever and went for a Covid test, which came back negative.
Eighteen hours later, the medical team at the hospital called Majlinda to tell her that her brother had died. The strange death was followed by a series of mysteries that the family of the victim has not yet clarified. The first is that, according to the deceased's sister, they tried to burn the body in record time.
Majlinda refused, because she saw bruises on her brother's body that were not there when she entered and argued that the corpse would be transferred to Albania, her birthplace, where she would request a second autopsy.
The coffin arrived in Tirana and the second test was carried out. The team that conducted it issued a report assuring that the body had arrived without a heart. The family asked for explanations from the Hospital del Mar in Barcelona for the reasons for the sudden death and reported the case in Barcelona after the body had arrived at its destination in Tirana without a heart.
Majlinda, Saimir's sister is still demanding an account of why the Albanian authorities have not sent a letter to her Spanish counterparts to take the found heart of Saimir Sula and have a DNA test done to see if it really belongs to her brother or not . According to her, it is murder and not a natural death, and she even talks about organ trafficking.
But this is not the only case when the organs of Albanian citizens have been taken or they are 'suicides' from countries of the western world such as France, Spain and Switzerland, which remain silent even today without any answer.
The mysterious death of Refik Mata
Vdekja e Refik Matës në një burg në Francë, vijon të jetë mister për familjarët, të cilët kërkojnë drejtësi. 29-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 17 Dhjetorin të vitit të kaluar në qelinë e tij në Tarascon në Francë, ndërsa autoritetet paraprakisht thanë se bëhet fjalë për një vetëvrasje megjithëse shkaku i vërtet i vdekjes nuk dihet nga familjarët. Refik Mata u akuzua për vjedhje nga shteti francez, ndërsa ishte dënuar deri në vitin në Shkurt të vitit 2024.
Familjarët e të ndjerit jetojnë në Ipmeria të Italisë, ndërsa e hedhin poshtë versionin se, Refiku mund të jetë vetëvrarë, ndërsa kërkojnë të hidhet dritë mbi fatin e 29-vjeçarit.
Ndërkohë vëllai i viktimës kërkon nga shteti shqiptar të paktën një shpjegim zyrtarë nga autoritet franceze për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 29-vjeçarit.
Marrja e organeve jetësore të Briken Hoxhës
Ditën e djeshme tch publikoi lajmin se gjykata shqiptare i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me letërporosi për vdekjen e Briken Hoxhës nga Berati i cili vdiq në rrethana të mistershme teksa apo vuante dënimin në Zvicër.
Mes të tjerash Shqipërisë duhet ti thuhet se në çfarë faze janë hetimet për këtë ngjarje dhe përse trupi i të riut ju dorëzua familjes në pikën kufitare të Qafë morinës me mungesë dokumentacioni .
Nga të dhënat e deritanishme rezulton se arkëmorti ju dorëzua të afërmve vetëm me emrin e të riut dhe skedën e vdekjes që tregonte ditën kur ndërroi jetë. teksa mungonte dokumenti përcjellës i aktit mjeko ligjor që duhet të vërtetonte shkaqet e vdekjes.
Si kryhet dhurimi i organeve në Spanjë
Hapat e parë operacionalë që përfshijnë zbulimin e dhuruesit të mundshëm, vlerësimin e kritereve të përzgjedhjes, vërtetimin e vdekjes, trajtimin e dhuruesit dhe procesin e komunikimit-dhurimit, kryhen në institucionin shëndetësor ku ndodhet dhuruesi i mundshëm. .
Koordinimi i përgjithshëm dhe logjistika e të gjithë hapave operacional zbatohet nga garda operacionale kombëtare, selia e së cilës është në INCUCAI dhe nga varësitë e organeve juridiksionale. Këtu bëhet edhe shpërndarja dhe ndarja e organeve sipas renditjes së prioriteteve të vendosura nga sistemi kompjuterik SINTRA bazuar në kriteret e shpërndarjes të përcaktuara në rezolutat përkatëse.
Ablacioni i organeve praktikohet në sallën e operacionit të institucionit të kujdesit ku ndodhet i ndjeri. Më pas, organet transferohen në qendra të ndryshme ku kryhet transplantimi në secilin prej marrësve. Kontrolli përfundimtar i implantit dhe regjistrimi i tij në sistemin kompjuterik kryhet nga INCUCAI ose organi juridik përgjegjës për koordinimin e operacionit.
E gjithë kohëzgjatja e operacionit të prokurimit të organeve është e ndryshueshme. Fillon në momentin e zbulimit të dhuruesit të mundshëm dhe përfundon me operacionin e transplantit. Në përgjithësi, ai zgjat për një periudhë prej afërsisht 18 deri në 20 orë, megjithëse ndonjëherë procesi mund të zgjasë deri në 50 orë.
Francë
Ligji thotë se ne të gjithë jemi dhurues të organeve dhe indeve, përveç nëse kemi shprehur gjatë jetës sonë refuzimin tonë për t'u hequr. Nëse nuk dëshironi të dhuroni organet dhe indet tuaja. Mënyra kryesore për të kundërshtuar heqjen e organeve dhe indeve pas vdekjes është të regjistroheni në regjistrin kombëtar të refuzimeve.
Përndryshe, ju gjithashtu mund ta paraqisni refuzimin tuaj me shkrim dhe t'ia besoni këtë dokument të datës dhe të nënshkruar një të afërmi. Nëse është e pamundur të shkruani dhe nënshkruani vetë këtë dokument, dy dëshmitarë do të mund të vërtetojnë se dokumenti i hartuar nga një palë e tretë korrespondon me shprehjen e dëshirës suaj.
Ju mund t'ia komunikoni kundërshtimin tuaj gojarisht të afërmve tuaj, të cilët do të duhet ta vërtetojnë atë tek ekipi mjekësor. Një transkriptim me shkrim që përmend rrethanat e shprehjes së refuzimit tuaj gjatë jetës tuaj duhet të bëhet nga të afërmit ose ekipi mjekësor. Ai duhet të jetë i datës dhe i firmosur nga të afërmit tuaj dhe nga ekipi mjekësor dhe do të ruhet në dosjen mjekësore.
Karta Europiane e të Drejtave të Pacientit
14 pika që përdoret në BE dhe që rregullon raportet institucionale mjek-pacient. Karta kërkon më tej që të drejtat e përcaktuara janë një mishërim i të drejtave themelore të zbatueshme në mjedisin e Sistemit Europian të Kujdesit Shëndetësor. Teksa përcakton dhe ilustron të drejtat e specifikuara, Karta ofron parime udhëheqëse në vend të një manuali për të gjithë rastet e mundshme.
1- E drejta për Mjekësinë Parandaluese
Çdo individ ka të drejtën e shërbimit të duhur për të parandaluar sëmundjen.
2-E drejta e Aksesit
Çdo individ ka të drejtë të ketë akses në shërbimet e shëndetit për të cilët kanë nevojë shëndeti i tij ose i saj. Shërbimet e shëndetit duhet të garantojnë akses të barabartë për të gjithë, pa diskriminim mbi bazën e burimeve financiare, vendbanimit, llojit të sëmundjes apo të kohës së futjes (aksesit) te shërbimet
3-E drejta e Informacionit
Çdo individ ka të drejtën e aksesit tek të gjithë format e informacionit për shëndetin e tij, tek shërbimet e shëndetit dhe si t’i përdorë ato dhe gjithçka që disponohet nga kërkimet shëndetësore dhe novacionet teknologjike.
4-E drejta e Pëlqimit
Çdo individ ka të drejtën e aksesit ndaj çdo lloj forme informacioni që mund t’i japë mundësinë atij që të marrë pjesë aktive në vendimet për shëndetin e tij.
5-E drejta për Zgjedhjen e Lirë
Çdo individ ka të drejtë të zgjedhë i lirë procedurat e trajtimit dhe ofruesit e ndryshëm mbi bazën e informacioneve të sakta.
6-E drejta për Jetën Private dhe Sekretin
Çdo individ ka të drejtën për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit personal, përfshirë informacionin për gjendjen e shëndetit të tij dhe diagnostikimit të mundshëm apo procedurave terapeutike dhe të drejtën për ruajtjen e jetës (sferës) private gjatë analizave diagnostikuese, vizitave të specialistëve dhe të trajnimit mjekësor-kirurgjikal në përgjithësi.
7- E drejta për të respektuar Kohën e Pacientëve
Çdo individ ka të drejtën për të marrë trajtimin e nevojshëm brenda një kohe të shpejtë dhe të paracaktuar, në çdo fazë të trajtimit.
8- E drejta për Respektimin e Standardeve të Cilësisë
Çdo individ ka të drejtën e aksesit ndaj shërbimeve mjekësore të cilësisë së lartë, siç specifikohet nga autoritetet që vendosin standardet.
9- E drejta për Sigurinë
Çdo individ ka të drejtën të mos dëmtohet nga keqfunksionimi i shërbimeve ndaj shëndetit, nga praktikat e këqija dhe gabimet mjekësore, si dhe të drejtën e akszesit tek shërbimet e shëndetit dhe trajtimet që përkojnë me standardet e sigurisë së lartë.
10- E drejta e Novacionit
Çdo individ ka të drejtën e aksesit tek procedurat novative, përfshirë këtu procedurat diagnostikuese, sipas standardeve ndërkombëtare, pavarësisht nga konsideratat ekonomike apo financiare.
11-E drejta për të Shmangur Vuajtjet dhe Dhimbjet e panevojshme
Çdo individ ka të drejtën të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur, brenda shërbimeve të kujdesit ndaj shëndetit, vuajtjen dhe dhimbjen në çdo fazë të sëmundjes.
12-E drejta për trajtim që i përshtatet personit
Çdo invidid ka të drejtën për të pasur programe diagnostikuese apo terapeutike të përputhura sa më shumë me nevojat personale
13-E drejta për t’u Ankuar
Çdo individ ka të drejtën të ankohet sa herë që ai apo ajo ka pësuar dëmtime, dhe të drejtën të marrë një përgjigje në kohë apo një tjetër informacion.
14- E drejta e Kompensimit
Çdo individ ka të drejtën të marrë kompensimin e duhur brenda një periudhe relativisht të shkurtër nëse ai apo ajo ka vuajtur dëmtime fizike morale apo psikologjike nga trajtimi i shërbimit mjekësor.
E vërteta
Asnjëri nga familjarët e viktimave nuk ka pranuar apo ndjekurë asnjë procedurë për lejimin e marrjeve të organeve të familjarëve të tyre. Ajo që është më e frikshme është se trupat e tyre janë sjellë pa organe dhe askush nuk thotë ku janë ato as shtetet ku ka ndhodhur ngjarja dhe as organet ligjzbatuese.
Asnjëra pikë nga karta Europiane e të Drejtave të Pacientit nuk janë respektuar për pacientët shqiptarë të cilët humbën jetën dhe organet e tyre. Organet e drejtësisë shqiptare dhe ministria e drejtësisë duhet të reagojnë për këto familje të cilat kërkojnë të dinë çfarë ka ndodhur me organet e familjarëve të tyre.
©Copyright Vox News
This article is exclusive to Vox News, it is copyrighted according to Law No. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by citing Vox News and placing the source link at the end, otherwise any violator will be held responsible according to Article 178 of Law No. 35/2016.