
'Ju lutem më ndihmoni kam frikë për fëmijët ndihem e kërcënuar', është kjo thirrja që bën ish-bashkëshortja e Ramiz Micit, ky i fundit ditën e djeshme vrau bashkëjetuesen e tij me thikë në Elbasan.
Një ngjarje e cila tronditi opinioni publik dhe qytetin e Elbasanit.
Viktima dhe Ramizi bashkëjetonin me njëri tjetrin dhe vrasja mendohet se ka ardhur për shkak të xhelozisë.
Ramis Mici, goditi disa herë me thikë Jetlira Elezin, e cila humbi jetën në shtëpinë e marrë me qira. Pas vrasjes, Ramis Mici u arratis dhe policia ende nuk e ka gjetur.
Ish-bashkëshkortja e parë e Ramisit në një rrefim ekskluziv pēr VoxNews ka thënë se ndihet e kërcënuar për fëmijët nga Ramisi dhe vëllai i viktimës, i cili me anë të një statusi kishte kërcënuar se do i vriste fëmijët.
Ish-bashkëshortja e Ramisit tha pë VoxNews se kishte urdhër mbrojtje, por pas kësaj që ndodhi ka frikë për jetën e fëmijëve.
'Jam e tmerruar e frikësuar për vete dhe fëmijët cfarë faji kanë ata pse babai i ture është monstër', tha për VoxNews ish-bashkëshortja e pare e Ramisit.
Ajo tha për VoxNews se institucionet duhet të reagojnë, ne për shkak të kërkesës së saj dhe riskut që mbart po e mbajmë të fshehtë identitetin e saj.
VoxNews disponon identitetin e saj por për arsye privatësie nuk po i publikon as emer as foto të saj. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa për mbrojtjen e saj.