Kur sapo kishte hapur një faqe të saj në rrjetet sociale, ndoshta për të shtyrë kohën a ndoshta për t’i dhënë ca ngjyra jetës vetmitare, në atë fshat të vogël pranë Durrësit, e akuzuan për një ‘krim’ a sjellje të pamoralshme që nuk e kish kryer. Një vit më vonë historia rrodhi ndryshe. Këtë herë ‘krimi’ kish ndodhur. Bedrie Loka kish kryer vetëvrasje.
Nuk e dimë cilat kanë qenë arsyet e vërteta të vdekjes së saj. Nëse do ta meritonte apo jo të vdiste ashtu. Nuk e dimë nëse gjërat mund edhe të kishin shkuar ndryshe atë natë. Ashtu si nuk besoj se do të mësojmë diçka më shumë për të në ditët në vazhdim... Por ajo që dimë me siguri është që asnjë prej nesh nuk mund të gjykojë të drejtën e saj për atë thirrje të fundme që i bëri botës.
Në mbrojtje të dinjitetit të vet.
I vëllai tregoi se ishte martuar shumë e re. Prindërit e patën dorëzuar tek një njeri që për të, do të ishte dashuria e parë. Dhe si të gjithë thonë, ti nuk mund ta harrosh kurrë dashurinë tënde të parë. Sepse me dashurinë e parë në mendje, nuk ke asnjë të kaluar. Nuk ke njeri tjetër për të kujtuar. Jeni vetëm ju të dy. Por ndodh ndonjëherë që koha e korrupton atë dashuri duke e bërë të tregojë anën më të keqe të saj, xhelozinë.
Çfarë ndodhi?
Ishte 2 janar. Burri ishte kthyer prej kurbetit të lodhshëm. Duket pa frutet e nevojshme të kënaqësisë që të jep një punë që e do. Pa mallin e ëmbël për të dashurit që do. Pa gëzimin e dritës në familjen që shkon.
Prej rrëfimit mësuam se nga mbrëmja atypari fëmijët kishin kaluar orë tensioni, ato netë të Vitit të Ri. Bashkë, aty të mbledhur prej pasigurisë dhe llahtarisë që ushqen si zjarri, distanca e kurbetit. Dhe si në çdo rrëfim biblik është gruaja, gjithmonë ajo, e para me instinktin e gjallë të një dhimbje të pashpjegueshme e therëse që zien nga mendimet të çlirojë fëmijët e saj prej orëve dëshpëruese të gjykimit.
Dhe Bedria mendoi. Mendoi si Bibla e ka shenjtëruar duke bërë theror jetën e saj. Me vetëvrasjen e saj.
...
Xhelozia është një ndjenjë që shoqëron njeriun gjithë jetën. Me kohë ajo zbutet derisa venitet por kur ajo të pushton pa kontroll bën të themi gjëra që nuk i ndjejmë realisht. Xhelozia nxit sjellje që nuk do t’i kishe besuar kurrë se do t'i bëje më parë. Xhelozia mund edhe të vrasë. Ndaj nuk duhet lejuar që ajo të egërsojë me zemërim dhe inat ndjenjat tuaja. Me urrejtje gjithashtu. Kjo është e vetmja mënyrë për të njohur dashurinë e vërtetë dhe që të mund ta jetosh atë, pa paragjykime.
Ne lindim vetëm dhe vdesim po aq vetëm. Por duhet ta dimë se e izoluar qenia njerëzore është thellësisht e dobët. Dhimbja, frika, pasiguria... rriten kur njeriu është vetëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jetojmë si një tufë e pandalshme që lufton për mbijetesën e saj.
Bedria ishte njëra prej tufës.
Often times people think that seizing an opportunity is like catching a runaway train. He only comes to the station once, and whether you miss him or not depends on your luck.
I am not of the same opinion. Because I believe in all the possibilities around us. Real luck is knowing how to recognize opportunities and not letting them go to waste. But that takes courage. Courage to kill fear. And to move forward.
To walk before we continue to fight to the end. Even if it means risking your life or facing everyone. Even when you don't know if you'll make it.
Because the motive of truth within you is synonymous with happiness. The reason why it is important to enjoy it. Although we never know how long it will last.
There will always be someone there to tell you that nothing is completely in your hands. And this life only gives you new opportunities sometimes...
Life or death. Hope or despair.