"Turpi zotit", biznesmeni: Ja si të vjedh aeroporti i Rinasit!

2022-03-28 13:18:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Turpi zotit", biznesmeni: Ja si të vjedh aeroporti i Rinasit!
Pronari i një resorti në Dhërmi Artur Bubeqi

Pronari i një resorti në Dhërmi Artur Bubeqi, me anë të një postimi ka reaguar për tregon eksperiencën e tij sesi i kanë manipuluar peshat e bagazheve në aeroportin e Rinasit.

Buznesmeni Bubeqi shkruan se "aeroporti shqiptar nuk i mjafton vjedhja kolosale nëpër bileta, taksa por do të vjedh edhe në  bagazhet e udhëtarëve. 

Postimi i biznesmenit Artur Bybeqi:

“Aeroportit shqiptar nuk i mjafton vjedhja kolosale nëpër bileta taksa, por do të vjedhë në mënyrë kaq të pafytyrë edhe në bagazhet e udhëtarëve: përpara se të dërgoja në aeroport punëtorët tona ua peshova valixhet tek Posta Shqiptare në mengre që mos të kalonte pesha e lejuar. Shkojmë në aeroport, vendosin valixhet mbi tapet dhe çuditërisht të dyja valixhet na dalin me 7 kg tepër. Edhe peshoret me standard të dyfishtë i kanë këta?Turpi Zotit, që mendoni vetëm të vidhni miletin!”, shkruan Bubeqi në rrjetet sociale.


Video