Pas mëse tetë muajsh nën arrest në Shqipëri, kapiteni rus i një anijeje të sekuestruar me 22 mijë litra naftë kontrabandë është lënë i lirë.
Alexey Smaznov u mbajt për dy muaj në burg në Shqipëri dhe më pas u la me garanci pasurore, ndërsa së fundmi ka arritur të bashkohet me familjen e tij në Rusi, pas ndërhyrjes nga Unioni i Detarëve të Rusisë.
Anija “Grace Felix” qëndron jashtë portit të Durrësit, ku mbahet që prej 14 shkurtit, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë për transferimin e naftës në Kalamata. Asnjë nga ekuipazhi fillestar nuk është më në bord.
Romano Peric, një koordinator me bazë në Kroaci, tha se ai beson se të gjitha akuzat janë hequr tashmë dhe Smaznov ishte i lirë të kthehej pa rrezikun e arrestimit.
Anija Grace Felix me flamurin e Liberisë ngarkoi naftën ruse nga një anije me flamur turk përmes transferimit STS nga Kalamata rreth datës 11 shkurt përpara se të nisej për në Shqipëri.
Pronari i regjistruar “Grace Felix Shipping” është një kompani që ka një anije të vetme në pronësi me adresën në Qipro, Cymare.
22 mijë e 500 litra naftë kontrabandë do të bliheshin nga biznesmeni Piro Bare, por kompania e tij, “A.V Internacional Group” që kishte bërë porosinë, u tërhoq nga blerja pak çaste para sekuestrimit.