Një gjë e dhimbshme dhe alarmuese po i ndodh sot nxënësve në shkollat e Shqipërisë, ata po shëndërrohen në konsumator të drogërave, ku futen kanabis, tullumbacet me azot e deri tek drogërat më të forta.
Ndikimi i shoqërisë, konfliktet në familje dhe rrjetet sociale janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen përdorimit të drogës.
Shumë lajme po shohim këto ditë, arrestime ‘spacatorës’, ndalime por nuk po kemi një plan si ta ndalim këtë plagë të re e cila po trondita familjet shqiptare.
Prindi i një nxenëseje në klasën e 10-të në Tiranë, më mori ne telefon dhe donte ta denonconte këtë fenomen.
Një i rritur në kompleksin e pallatave ku ai jetonte që është një zonë e shtrenjtë dhe e sigurt në kryeqyteti i shiste kanabis nsënësve.
Fatkeqësisht pre e këtij ‘spacatori’ kishte rënë edhe vajza e këtij prindi i cili ishte shumë i shqetësuar, pasi kishte gjetur kanabis në canten e shkollës së vajzes së tij.
Kjo po është një alarm se rinia po na drogohet dhe kjo është fakt, video e mëposhtme flet më shumë se sa fjalët.
Nuk mundet këtë ta bëjë vetëm policia por duhen të gjithë bashke, “FAMILJA+SHKOLLA+DREJTËSIA dhe POLICIA”.
Një rini e droguar nuk ka të ardhme por vetëm regres, për familjen dhe shoqërinë, prandaj ky fenomen duhet ndalur dhe zëri i gjithsecilit duhet ngritur.
Shënim: Ky është një opinion i vetë gazetarit duke u bazuar në faktet dhe arrestimet e policisë ditëve të fundit.