Vazhdon të jetë e tensionuar protesta e opozitës para Kryeministrisë. Policia po përdor në mënyrë të vazhdueshme makinat me ujë për të shpërndarë turmën,.
Menjëherë pasi kryedemokrati Berisha përfundoi fjalën, protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.
Policia u kundërpërgjigj me ujë në drejtim të protestuesve. Këta të fundit, nisën të hedhin shishe në drejtim të uniformave blu, ndërkohë që hoqën edhe barrierat metalike para Kryeministrisë.
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Parlamentit, njëlloj siç ndodhi në protestën e 24 Janarit.
Kujtojmë se në protestën e fundit, atje ndodhën përplasjet më të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa këtë të martë deri më tani të paktën, situata duket më e qetë.