Former political prisoner Viktor Martinin, who was arrested in 1956 when he was just 16 years old, roared with his confessions.
The establishment of the Communist Party in power would mark for Viktor's family a long ordeal of suffering and hardship, first with the imprisonment of his father, Zef Martini, and then with his three brothers.
All together, the five men of the Martini family suffered more than 100 years in the prisons of dictatorial Albania. And what is their story?
"I come from a family where my father was in Yugoslavia. ..He came to Albania to take shelter under our proud flag. But unfortunately, with the advent of communism, our family and the Albanian people went through the darkest days in their history. I remember my father one day in the summer, sleeping between two small children. Surprisingly rarely. I was 9 years old. When I went, I didn't see my father, I felt a little noise and caught a man by the legs, thinking it was my father. He pushed me, because he got scared when I grabbed him by the legs. The mother tells me that it is not the father, the father has been arrested. How did I know what the word arrest means! Later I found out that the word arrest followed my whole family and the entire Albanian people", says Viktor Martini.
Zef Martini was an officer of Zog, who after the coming to power of the communist regime was arrested on August 2, 1949 on the charge of "Armed uprising against the popular regime", a charge for which he was sentenced to 15 years in prison. Zefi died in Burrel Prison at the age of 51. Today, the Martini family still mourns the lost grave of their father.
"They kicked us out of the house, we entered a room, it was on the ground floor, a barred window with no glass, a door that was only supported, a pit where the stench smelled. It was a horror. Instead of a bed, my mother moved the furniture we had into the yard under a balcony. The officer who took us out of the house told me to sell this furniture because I will give you two rations of wood. The mother took that furniture, put it in the middle of the yard and tore it to pieces. He said: for two rations of wood, these boards do not make us smoke. We grew up terribly badly", confesses Viktor Martini.
The Martini family came from ancestors who had fought against the Turks, the Serbs and the Montenegrins, and in the end they had to fight against the savage communism that was being established in Albania. Arresting Zef Martin was not enough for the authorities. After the escape of his two children, brother and sister, in 1953, another brother of Martini, Rudolfi, was arrested on the charge of "Agent of the West" and sentenced to 25 years in prison.
"I remember once when we had no bread, my mother took us to a restaurant. At that time there was a bread crisis. They gave us a ration of bread, a thin slice and a plate of food. I was 12 years old. The mother said: are you full? I say: mother, after one more dry bread and I die, I don't care. Guess what, even today I cry when I remember what a knife I stuck in my mother's soul", says Martini.
Në moshën 16-vjeçare Martini u arrestua dhe u dënua me shtatë vjet burg si kreu i një grupi që synonte të arratisej nga vendi. Nëse do të tregonte të vërtetën do të kish shpëtuar. Por ideali i një biri malësori ishte të ruante sekretin mes shokësh dhe ai nuk tregoi.
“Shoh një oficer të degës që po ndiqte karrocën, e kuptova se do të më arrestojnë. Por kisha vetëm një rrugë. Brenda 24 orësh duhej shkuar për të bërë denoncimin. Por thashë do të njollosi emrin e familjes, do thonë i biri i Zef Martini që ka qenë me zë në kohët tona, paditi shokët e vet. Të nesërmen më arrestuan në një sallë gjyqi dhe më bënë kryetar grupi. Më dënuan 10 vjet. Më çuan në burg të Burrelit”, shprehet ai.
Burgu politik në Shqipërinë e regjimit komunist ishte një kantier pune. Ai ka qenë i përhapur në të gjithë vendin dhe kishte formën e një gulagu rus. Burgu ndonëse mbartte me vete një histori të trishtë e një pune rropatëse kishte krijuar një vlerë të jashtëzakonshme në Shqipërinë e pasluftës.
Në Burrel na jepnin gjellë kazani, ajo çorba ku shpesh herë dilnin edhe krimbat. Ishte tmerr. Po të mos kishe ndihmën e shtëpisë, do të hiqje shumë keq. Ne kemi qenë 4 vëllezër përnjëherë në burg.
Të burgosurit politikë që nga viti 1946 e deri në vitin 1976 kishin tharë kënetën e Maliqit në Korçë, të Tërbufit në Myzeqe, të Thumanës në Mamurras, të Skrofotinës në Vlorë dhe të Yzberishtit në Tiranë. Me punën e tyre ata kishin ndërtuar aeroportin ushtarak të Kuçovës, aeroportin e Rinasit, Uzinën e Traktorëve, Kombinatin Ushqimor dhe Kombinatin e Mishit në Tiranë. Kishin ndërtuar pothuajse të gjithë Tiranën e Re; pjesën e majtë të Rrugës Myslym Shyri, stadiumin Dinamo dhe ndërtesën e sanatoriumit në kodrat e Tiranës.
“Një javë mbrapa pasi jam arrestuar vetë, kam ndjerë zërin e vëllait në oborr, e kishte emrin Rudolf por e thërrisnin Hitler. Një ditë ata oficerët kur bënin fizkulturë thërrisnin “Halt Hitler”. Unë ia njoha zërin. Ajo ka qenë një natë e tmerrshme për mua. Se thashë, një nënë më katër djem në burg si do ta kalojë natën?”, tha Martini.
Në Shqipëri Sigurimi i Shtetit vepronte me anë të këtij gulagu, që ndryshe quhej Drejtoria e Kampeve dhe e Burgjeve. Ai ishte i shpërndarë në disa ishuj; kampi i Ballshit, i Spaçit, i Shën Vasisë në Sarandë dhe Burgu i Burrelit. I gjithë ky arkipelag mbante brenda vetes 1200 të burgosur politikë, të cilët shumoheshin çdo ditë dhe në fund të viteve ’70 aty numëroheshin 3000 të burgosur politikë.
“Në derën e burgut për herë të parë që dolëm, më thotë vëllai, mos u trego i dëshpëruar para nënës se i thyen zemrën. Por sa shkova te hekurat, jo të qarë, por me ngashërim. Nëna ishte kurajoze, më tha: “Vili, mos na turpëro. Je djali i filanit. Unë e kam kaluar burgun 16 vjeçe në Serbi. Mos na korit, ti je burrë mes burrash.” Për të më marrë me të mira më tha çfarë do të të sjelli nëna herën tjetër në takim? Unë i thashë dy shegë të egra. Nuk dija më çfarë të flisja.
Nuk e quaj kohë të humbur se aty takova ata intelektualë të perëndimit, ministra, profesorë, avokatë, ajkën e kulturës shqiptare. Aty munda të plotësoj vetveten me edukatë perëndimore dhe të kuptoj diferencat komunizëm dhe perëndim”, tregon ai.
Shtysat tona të brendshme na bëjnë që disa zgjedhin të shkojnë drejt vargonjve. Disa të tjerë drejt lirisë. Kjo ishte ndarja mes njëri- tjetrit që prej fillimeve të qytetërimit. Por ne e dimë se njerëzit e vargonjve kanë qenë gjithmonë fatkeqësia e çdo epoke. Shqipëria nuk njohu përjashtim. Në Shqipërinë që sundohej prej regjimit komunist nuk kishte ideale. Shqipëria notonte në një gënjeshtër të madhe sepse të gjithë njerëzit që dinin të mendonin e kishin kuptuar se e vërteta ishte krejt ndryshe.
“E dalura jashtë ka qenë më e tmerrshme për mua se sa burgu. Isha i privuar nga njerëzit, se frika ishte futur ndër vete tek njerëzit. Na mohuan njerëzit e njohur e deri tek njerëzit e farefisit”, tregon Viktor Martini.
“Unë ika nga shtëpia se Viktori ishte i prekur. Prindërit nuk kishin qejf me u lidh me një të persekutuar. Mora Viktorin dhe kështu u lidhëm të dy që atëherë e deri tani. Unë isha 19 vjeçe”, tregon gruaja e Viktorit Liza Martini.
“Martesa në atë kohë kishat ishin të mbyllura, kurora nuk lejohej. Padër Meshkallën e kam pasur mësuesin tim shpirtëror e letrar. I them të na vinte kurorë dhe na erdhi në shtëpi me na vënë kurorën. Bëri atë shortet e fesë dhe tha ku i keni unazat. Nuk kemi padër. Ishim kaq të varfër, ishim martuar të rinj, kishim një shtrat me tela, një jorgan, një çarçaf që kur e lanim ditën e shtunë, flinim pa çarçaf. I thamë nuk kemi unaza. Na tha, ska gjë se kurora vihet edhe me dy fije bari. U ul gruaja. Mori dy fije bari jeshil dhe i lidhëm në gisht. Në atë kohë ishte diçka e çuditshme. Por a e din ti se sot ato janë krenaria ime?”, thotë Viktori.
Sistemi i atëkohshëm e përndoqi familjen e tij edhe pas kryerjes së dënimit duke i hequr gruas së tij, mundësinë për të ushtruar punën si mësuese.
“Unë në atë kohë isha mësuese dhe isha në Koplik. ..Dhe Viktori erdhi me mua. .. Por për fat të keq Viktorin e njihnin Kopliku, se babai i vet është prej Hotit të Jugosllavisë. Aty filloi”, shprehet Liza.
Në një mbledhje të këshillit pedagogjik në vitin 1967 Lizës i kërkohet të ndahet nga i shoqi për arsye biografie. Ndryshe nuk do të lejohej më të punonte në arsim.
“Nuk e ndjej të arsyeshme të ndaj burrin për 5 mijë lek rrogë ose për arsim. .. Më vonë pas 15 ditësh që më thanë ke 15 ditë për ta menduar, unë e kisha dhënë mendimin, u mblodhën tërë rrethet e Koplikut, u bë pothuajse një gjyq publik për mua. Përveç drejtorit ishte dhe Çun Januzi, ishte një person i njohur komunist aty në Koplik. Aty pashë një zhgënjim të vogël të shoqërisë.
Kur dola prej aty, isha në lot se nuk mundesh të thuash se nuk isha e impresionuar. Rruga nuk kishte asphalt shumë, por megjithatë u rrëzova 2-3 herë. Kur u rrëzova, gjunjët m’u bënë me gjak. Kur erdha në shtëpi, Viktori u tremb”, shprehet Liza.
“Kur ka hyrë brenda më tmerroi. Çfarë ndodhi, i thashë? Prit, më tha, të marr frymë. E kishin përjashtuar. Pergjigjja e saj është krenaria ime edhe sot, se u tha: “Unë mund ta ndaj burrin nëse kemi ndonjë grindje, ose mosmarrëveshje me të, por nuk mund ta ndaj për 5 mijë e ca lek rrogë që më jepni ju. Nëse e keni vendosur, kërkoj prej jush të më thoni, nëse unë e ndaj këtë burrë, cili është ai burrë i ndershëm që më merr mua më?”, thotë Viktor Martini.
“Më çuan në Zuktha, kam punuar 20 e ca vjet në Zuktha, në lagështirë, që ato pasoja i ndjej akoma sot. Jo vetëm unë, por edhe shoqet e mia, dikush ishte paralizuar nga lagështira, dikush ka vdekur më e re, po ashtu edhe unë mezi eci prej gjunjësh nga lagështira”, tha Liza.
Rënia e komunizmit në vitet ‘90 njohu ndër të tjera disa ndryshime pozitive. U pa se kishte pasur më shumë dokumente se mendohej për të rindërtuar kohën ashtu si qe. Doli se një pjesë e mirë e së vërtetës ishte heshtur, kundërshtuar e përjashtuar me kokëfortësi për vite e dekada me radhë.
Duket se pa dyshim ndodhi një proces pozitiv: më në fund e shkuara u la të fliste me gjuhën e vet. Me gjuhën e imazhit, me gjuhën e dëshmisë së shkruar. Ata që merren me shkencën e historisë i përmbahen parimit se të shkruarit e saj mbetet një proces i implikuar deri sa të jetojë dëshmitari i fundit i ngjarjes sepse në parimin e studimit dhe të rishkrimit të një historie, dëshmitari i gjallë është dhe ngatërrestari i historisë. Sidomos dëshmitari që mendon të monumentalizojë vetveten dhe jo ngjarjen vetë.
Viktor Martini është njëri prej të fundit të kësaj historie, por aspak prej atyre që duan medoemos ta ngatërrojnë atë. Përkundrazi ende në moshën 83-vjecare, flet për ngjarjen sikur ta ketë përjetuar dje.
He was one of the organizers of the protest on January 14, 1990, where thousands of residents of Shkodra gathered in the center of the city with the aim of tearing down the Stalin monument. The State Security arrested all the organizers of this demonstration, who were released only in March 1991.
" Thanks to the events of Romania, it inspired us that earthquakes are coming to Eastern Europe that would overthrow the dictatorship. And we in the city of Shkodra with young people, organized to bring down the bust of Stalin. But the night before, the principals arrested me and my brother and several others. Within a few hours, I swear to God, that my body was carbonized", says Viktori./ Exclusive