Rinderpest in Albania, Ministry of Agriculture: Outbreaks in Shkodër, Bulqizë, Dibër and Skrapar!

2025-06-12 12:59:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rinderpest in Albania, Ministry of Agriculture: Outbreaks in Shkodër,

The Ministry of Agriculture and Rural Development has confirmed the outbreak of rinderpest in four different foci in the country.

The disease, which affects sheep and goats, is extremely contagious to animals but does not pose a risk to human health.

"Peste des Petits Ruminants (PPR) is a serious, highly contagious viral disease of small ruminants, which has high mortality rates of up to 100% of the herd, causing economic losses, but does not affect health and is not transmitted to humans ," the ministry announced.

According to the official announcement, the first case was confirmed on June 4, 2025 in the village of Domen, Shkodër Municipality, and then three other outbreaks were reported in the villages of Vrenjt, Dibër, Val, Bulqizë and Polenë in Skrapar.

So far, 716 animals have been affected, of which 25 have died, 153 have been eliminated, and the rest are in the process of being eliminated to avoid further spread of the virus.

By means of an order, the ministry prohibits the movement of live sheep and goats from farm to farm, their migration and grazing on shared pastures throughout the country.

The trade of sheep and goats in live animal markets, open spaces, fairs and other gatherings is temporarily prohibited.

The movement of small animals is only permitted to the slaughterhouse, accompanied by a veterinary health certificate issued by the official veterinarian on duty.

The Ministry appeals to all farmers to strictly respect biosecurity measures and avoid any unauthorized movement of animals. For any suspicious case or unusual death in livestock, farmers can contact the toll-free number 0800 3366.

Announcement of the Ministry of Agriculture

In the context of transparency and public information, we would like to inform you that Peste des Petits Ruminants (PPR) is a serious, highly contagious viral disease of small ruminants, which has high mortality rates of up to 100% of the herd, causing economic losses, but does not affect health and is not transmitted to humans.

Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

Me konfirmimin e rastit të parë të sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të Urdhrit nr. 802, datë 9.10.2024, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël”, është mbledhur menjëherë Qendra Kombëtare e Krizës, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale e Krizës, e cilat ka identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km).

Në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla.

Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9.6.2025 ka hyrë në fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky Urdhër i shtrin efektet e tij në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend.

Ftojmë të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi. Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive. Gjatë monitorimit, grupet e kontrollit kanë kryer rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve për rrezikun ekonomik që paraqet kjo sëmundje. Gjithashtu, veterinerët zyrtarë kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e Policisë e Shtetit, për të mundësuar kontrollin e lëvizjes së kafshëve brenda vendit dhe marrjen e masave për rastet flagrante. Gjatë kësaj kohe shërbimi veterinar ka bërë ndërgjegjësimin e fermerëve duke i informuar mbi sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të vegjël (PPR). Pjesë e ndërgjegjësimit ka qenë edhe përgatitja e posterave për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) dhe informimi i publikut nëpërmjet faqes zyrtare të AKVMB-së dhe në rrjete sociale.

Gjithashtu, prania e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) është njoftuar rast pas rasti në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të kafshëve të Bashkimit Evropian (ADIS), dhe është kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishmërinë ndaj kërkesës së MBZHR-së për të dërguar në Shqipëri një mision teknik.

Ditën e sotme dhe nesër, më datë 13.06.2025 po organizohet një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-së, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Po sot, këta përfaqësues do të kryejnë një vizitë në terren, në një nga vatrat ku është konfirmuar prania e sëmundjes. Në përfundim të vizitës, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do të japë rekomandime në lidhje me menaxhimin e situatës dhe strategjitë e kontrollit të pranisë së sëmundjes së Murtajës së Ruminatëve të Vegjël (PPR).

Kjo përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar me DG SANTE ndaj rastit të parë të PPR në vendin tonë është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të respektuar standardet evropiane në fushën e shëndetit dhe sigurisë veterinare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i bën thirrje të gjithë fermerëve të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të kafshëve jashtë fermës, duke zbatuar rregullat në fuqi dhe duke bashkëpunuar për një të mire te përbashkët: ekonominë blegtorale ne vend.  MBZHR apelon ndaj të gjithë fermerëve dhe aktorëve të përfshirë në sektorin blegtoral që, për cdo rast të evidentimit të shenjave të dyshimta apo ngordhjeve në të imta, të kontaktojnë menjëherë në numrin e gjelbër 08003366.

Only through high vigilance and close cooperation between state structures and farmers can we guarantee the protection of herds and the security of the livestock sector in the country.


Video