Dalin pamjet e plota/ Si plasën grushtat mes banorëve të Rrjollit dhe Fatmir Shpellzës në parkingun e TV Klan, pas daljes nga

2026-03-07 11:20:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Preke Molla/ Fatmir Shpellzaj

Janë publikuar pamjet e plota nga sherri i dhunshëm që ndodhi mes djalit të Fatmir Shpellzaj dhe disa personave ne parkingun e TV Klan, pas mbarimit të emisionit "Opinion".

Palët ishin ftuar të diskutonin në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, ku gjatë transmetimit u përfshinë në debate të tensionuara herë pas here.

Por në përfundim të emisionit, me të dalë jashtë, përfaqësues të të dyja palëve u përfshinë në një konflikt fizik.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur disa persona që vijnë nga jashtë ambienteve të televizionit përplasen me persona të tjerë që ndodheshin brenda rrethimit të godinës.

Pamjet e publikuar nga tv klan:

Fillimisht konfliktet janë verbale, por shumë shpejt degjenerojnë në përplasje fizike me grushta.


Video