Bordi i "Çetit" ndryshon sërish çmimin e naftës dhe të benzinës

3 Maj 2023, 16:21Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e sotme dhe kanë caktuar çmime të reja për karburantet.

Çmimi i naftës është ulur me 2 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 172 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 162 lekë/litër.

Edhe çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 175 lekë/litri me pakicë, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 163 lekë/litër.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar i cili do të vazhdojë të tregtohet me 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është ulur me 3 lekë, pasi nga sot do të tregtohet me 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 3 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video