Aplikimet për kredi/ Bankat refuzuan 11 mijë qytetarë në gjashtë muaj

3 Maj 2023, 14:47Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të paktën një në pesë qytetarë që iu drejtuan bankave për kredi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u refuzuan.

Të dhënat dalin nga raporti i stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë. Raporti thtoë se në gjashtë muajt e dytë të 2022-shit pati rreth 64 mijë e 400 aplikime në total, nga të cilat rreth 55 mijë aplikime ishin të qytetarëve dhe pjesa tjetër e bizneseve.

Nga këto aplikime, bankat kanë refuzuar 20 për qind të tyre, ose rreth 11 mijë në total. Shifra është më e ulët të bizneset, ku janë refuzuar gati 6 për qind për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe 3 për qind të aplikimeve të biznesit të madh.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, norma totale e refuzimit është ulur edhe në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Por, ajo që vihet re është që bankat me kapital të huaj kanë rritur me gati 5 për qind aplikimet e refuzuara, përfshirë biznes dhe individë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga analiza e mësipërme mund të arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, tregon për një vetëpërmbajtje të aplikimeve të individëve, ndërsa për biznesin huatë janë rritur.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video