Bordi i "Çetit" ndryshon sërish çmimet e naftës dhe të benzinës

16 Mars 2023, 15:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme çmimet e karburanteve në vend.

Çmimi i naftës është ulur me 7 lekë, ku me pakicë do të tregtohet me 182 lekë/litri, ndërsa me shumicë me 170 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, ku është vendosur që të tregtohet me pakicë me 182 lekë/litri, ndërsa me shumicë me 170 lekë/litër.

Çmimi i gazit është ulur me vetëm 1 lekë/litri, ku do të tregtohet me pakicë me 75 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 16 Mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video