Euro bie poshtë 114 lekëve, prek nivelin më të ulët të vitit 2023

13 March 2023, 13:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Euro bie poshtë 114 lekëve, prek nivelin më të ulët

Java ka nisur sërish me rënie të euros dhe dollarit amerikan. Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë që është vlera më e ulët i vitit 2023.

Ndërsa një dollar amerikan këmbëhet sot me 106.80. Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane. 

Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.


Video