Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme çmimet e karburanteve në vend.
Çmimi i naftës është ulur me 4 lekë, ku me pakicë do të tregtohet me 189 lekë/litri, ndërsa me shumicë me 177 lekë/litër.
Po ashtu edhe çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, ku është vendosur që të tregtohet me pakicë me 186 lekë/litri, ndërsa me shumicë me 174 lekë/litër.
Edhe çmimi i gazit ka pësuar ulje, ku do të tregtohet me pakicë me 76 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet. Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.