Bordi i ERE miraton rritjen e çmimi të energjisë elektrikë për fashën mbi 800 KWH/muaj, si do të bëhet leximi i matësit

23 September 2022, 16:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i ERE miraton rritjen e çmimi të energjisë elektrikë
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, (ERE) është mbledhur këtë të premte duke miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kw/h për familjet dhe bizneset.

Kështu, duke filluar nga 1 Tetori deri në 31 Dhjetor, çmimi për konsumin mbi 800 KWH/muaj për konsumatorët familjarë do të jetë 42 lekë/kwh.

Sipas një përfaqësuesi të FSHU, “ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kw/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë”.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rekuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e cdo klienti familjar nga cdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kerkojme miratimin e cmimit 42 lekë për kwh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha perfaqesuesi i FSHU.

Sipas një eksperti të ERE, për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.

“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë.

50 kwh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë.

Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”. tha ai.


Video