Ndryshimet e politikave fiskale dhe pronat ‘penalizojnë’ lirinë ekonomike në Shqipëri

20 Shtator 2022, 22:11Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sistemi dhe siguria juridike dhe e drejta pronësore mbeten problematikat më të mëdha të lirisë ekonomike në Shqipëri.

Instituti Fraser ka përditësuar indeksin e lirisë ekonomike, ku Shqipëria renditet e 26-ta nga 165 vende të anketuara.

Në kriteret e shpenzimeve të Qeverisë, normës së taksave, qëndrueshmërisë së monedhës vendase, lirisë së tregtisë ndërkombëtare, rregullatorit të kredisë dhe punës e biznesit, Shqipëria merr një vlerësim në nivele të larta.

Por, siguria juridike dhe e drejta pronësore zhvlerësojnë treguesit e mësipërm. Sipas Institutit Fraser, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin e taksave dhe tatimeve ndikojnë negativisht në këtë drejtim.

Kritikë të njëjtë sa i takon legjislacionit të politikave fiskale ka shprehur në një seri raportesh edhe FMN, Banka Botërore dhe komuniteti i biznesit në Shqipëri.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video