Bordi i Transparencës ka caktuar ditën e sotme çmime të reja për karburantet, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës.
Prej orës 18:00 të ditës së sotme, nafta do të tregtohet me pakicë me 224 lekë/litri, duke zbritur me 8 lekë nga 232 lekë litri që tregtohej më parë, ndërsa me shumicë do tregtohet me 212 lekë/litri.
Ndërsa, benzina do të tregtohet me pakicë me 198 lekë/litri, duke u rritur me 6 lekë nga 192 lekë/litri që tregtohej më parë, ndërsa me shumicë do të shitet me 186 lekë.
Gazi, nga ana tjetër, do të shitet me 78 lekë litri me pakicë dhe 66 lekë/litri me shumicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.