BE ngre shqetësimin: Kujdes nga mashtrimi me kriptovalutat! Nuk keni mbrojtje ligjore

18 March 2022, 20:06Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

BE ngre shqetësimin: Kujdes nga mashtrimi me kriptovalutat! Nuk keni

Komisioni Europian ka paralajmëruar se konsumatorët rrezikojnë të humbasin të gjitha paratë e tyre të investuara në kripto-asete dhe mund të bien pre e mashtrimeve.

"Konsumatorët përballen me mundësinë shumë reale për të humbur të gjitha paratë e tyre të investuara nëse blejnë këto asete", thanë tre autoritete të BE-së të mbikëqyrjes financiare në një deklaratë të përbashkët.

Deklarata shton dozat e shqetësimeve të ngritura për konsumatorët në lidhje me kripto-asetet nga autoritetet e BE-së, duke theksuar se konsumatorët nuk kanë mbrojtje ose rekurs për kompensim sipas legjislacionit aktual të BE.

Rregullatorët janë gjithnjë e më të shqetësuar se më shumë konsumatorë po blejnë kripto-asete të ndryshme, duke përfshirë Bitcoin dhe Eter, të cilat përbëjnë 60 për qind të tregut, pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, thanë rregullatorët.

"Konsumatorët duhet të jenë vigjilentë ndaj rreziqeve dhe për t’u mashtruar, duke përfshirë nëpërmjet mediave sociale dhe influencuesve. Konsumatorët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj fitimeve të shpejta, ose të larta të premtuara, veçanërisht atyre që duken shumë të mira për të qenë të vërteta", thuhet në deklaratë.

Konsumatorët duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm se konsumi i energjisë për prodhimin e disa kripto-aseteve është i lartë dhe ndikimi mjedisor që ka kjo është i madh, thuhet në deklaratë.


Video