Një reminishencë për të ashtuquajturin Tigër

8 Janar 2023, 19:42Pikëpamje SHKRUAR NGA HABJON HASANI
Arben Ahmetaj

Nga Habjon Hasani

Për mua personalisht dhe Hashtagun, ishte një moment i çmuar dita kur Adriatik Doçi kallëzoi Arben Ahmetajn në SPAK.

U përsërit i njëjti skenar si me Lul Bashën dhe Sali Berishën në datën 9 Shtator, data kur Luli dhe Doktori u bënë hasëm dhe aty më pas u lexuan të gjitha mediat dhe portalet se kush i përkiste kujt.

Dhe ne ate moment u be e qarte qe s'me digjte ndonje gje as per Lulin e as per Doktorin dhe sigurisht te gjithe ata qe peshperisnin "mos e financon Zeni" apo "mos e financon kunati", moren nje pergjigje drastike; nje sqarim definitiv qe mua me leverdiste ta merrnin.

Njesoj dhe me keta te inceneratoreve. Por ne disa etapa. Loja filloi ne vitin 2020 kur nje shoku im me kontakton dhe me thote qe nje i aferm i Alqi Bllakos donte te me takonte.

E takoj zoterine, i cili pasi vleresoi predispozicionin tim per takim dhe me garantoi per konfidencialitetin e takimit, me pyet:

"Dua te di kush ta dha si lajm kete te Mirel Mertirit dhe Alqi Bllakos ne Zimbabve?", - me tha.

-E ke lexuar Hashtagun ti vlla? , - e pyes direkt.

-Po, - me tha, ti e ke nxjerre si lajm.

-Ore e ke lexuar mire?, - e pyes, dhe futem te shkrimi, shkoj ne fund te shkrimit dhe i them, urdhero eshte me citim nga filan portal shqiptar.

Zoteria beri nja dy kembime me sms dhe menjehere me pas me thote:

-Te kerkoj ndjese, paskam ardhur i papergatitur. Me kane informuar keq. Nuk te kerkoj asnje gje ndaç mbaje lajmin ndaç hiqe, une erdha te te takoj sepse mendova qe ta ka dhene Arben Ahmeti.

-Oh, ky eshte ai piçka qe ju e therrisni tiger, ja ktheva. Lajmin po e fshij direkt, se sme plas bytha fare per kete lajm, ke zero detyrime te une, sikunder miqte e tu kane zero imunitet te une s'me interesojne fare kush jane dhe si jane.

Duke shtuar dhe fjaline e fundit me pakez helm:

-Me Ahmetin me ke ofenduar padashje, sepse une e njoh si kurven e Isufit, nuk bej pune me kurva.

Ky ishte momenti i pare.

Momenti i dyte ishte ne vitin 2021 kur publikova nje investigim per lidhjen Gjiknuri-Mertiri, ne fakt shenjestra ime ishte direkt Gjiknuri, te cilit i kisha çuar dhe haber ne koke se pse e kisha shenjester. Ai do e kete marre pa sajdi mesazhin tim dhe ka menduar qe do kem qene ne borderone e Ahmetit.

Nderkohe ky i fundit kontaktonte ne ate kohe shoke te mi dhe u thoshte qe Hashtagu me ka vene ne siklet sepse "ata" mendojne se ua bej une.

Kur e mora vesh sikletin e tij, qesha me veten, sepse me timen isha ne rregull, "atyre" qe ai kishte merak une u kisha çuar haber ne koke mbi motivin. Ky idioti kot shqetesohej.

Mirepo jo dhe aq kot, pasi nderkohe intriga vlonte, grupi i Mertirit ishte i bindur me te veten qe dhe une isha ne borderone ose patronazhin e Ahmetit. As me plaste bytha t'u vertetoja te kunderten se me timen isha ne rregull i kisha çuar haber te zotit te punes.

Pastaj ndodhen disa gjera, me vinin info qe botues te ndryshem ne tavolina te caktuara me kishin pershkruar si "budalla te dobishem" meqenese po bej lojen e Ahmetit, por pa perfituar ndonje gje.

Vet Ahmeti me pas beri nja dy gafa ne raport me mua, ku ne tavolina me politikane te rendesishem dhe bose mediash, kur shqyrtonte mediat ne teresi, theksonte sipas tij ate qe ai e quante si "ndikimin rus ne Hashtag".

Po k... po, thoshja me veten time, por sigurisht qe episodet shenoheshin, te gjitha ne defter.

Derisa erdhi dita qe Adriatik Doçi beri ate kallezimin e famshem; ku siç e thashe ne krye, per mua dhe Hashtagun kjo solli nje moment te volitshem, pasi u dhane shume pergjigje dhe u lexuan shume maska apo fytyra; u pa ne drite te diellit se kush ishte ne lojen dhe drejtimin e vet dhe kush kishte rene ne gracken e koteles qe mban nofken tiger.

Kjo ishte diçka shume e mire.

U pa qarte se kush publikonte evidenca per inceneratoret me axhende te orientuar nga "kotelja" dhe kush publikonte per te qene ne rregull me konturet e ketij zanati.

E qe t'i dale ne fund muhabetit, dua te them disa piketa mbi inceneratoret:

1. Mendoj qe pergjegjes perballe interesit publik jane te gjithe ata qe jane permendur, por Ahmetaj ka nje pergjegjesi shtese krahasuar me tjeret. Ai ka shitur shoket dhe ka bere skenare pas shpine per goditjen e njerezve me te cilet ka ngrene buke dikur.

Kjo eshte kurveri. Pra eshte dhe hajdut dhe kurve.

Ata tjeret duhet te jene vetem hajdute, por ama jo kurva si ky.

2. Bej pjese te ata qe mendon se ER nuk ka perfituar asnje qindarke nga kjo skeme; por sigurisht qe ben lojen e vet per te ruajtur ekuilibrin dhe kontrollin duke qendruar "mbi palet", ama duke bere kujdes qe asnjeri prej klaneve te mos shuhet ose te marre nje goditje qe do cenonte ekuilibrin e vet Rames.

3. Mendoj qe eshte tepruar me ate shkresen e famshme te Veliajt per inceneratorin e Tiranes, pasi gjykoj se nje hetim serioz do zbulonte se roli i faktorit lokal ka qene i imponuar, iniciativa e kesaj pune i ka rrenjet ne qeveri dhe konkretisht truri i gjese eshte vet "kotelja".

4. Hetimi i prokurorise eshte paçavure. Kane arrestuar ne Fier Azem Shaterin dhe e dini per ça e akuzojne? E akuzojne se ky paska qene ne nje komision te disa ministrive dhe Bashkise se Fierit dhe ka lejuar si anetar komisioni qe shpallja e tenderit per inceneratorit ne gazete nderkombetare ishte nja 30 mije euro me larte se sa duhej.

Dmth prokuroria ka gjetur fajtor Azemin nga fshatrat e Fierit qe kur vinte ne Tirane per ne komision hante byrek me dhalle, si pergjegjes per shpalljen ne gazeta nderkombetare qe Azemi nuk u dinte as emrin.

Pra e shoh dhe hetimin si nje farse, por ama dhe brenda farses e gjykoj shume pozitive qe ne media doli dhe ana tjeter e medaljes, pra doli dhe kotelja e quajtur Tiger, sepse narrativa mediatike qe imponoi Ahmetaj per dy vite ishte nje kurth ku rane shume opozitare dhe media.

Secili per vedin ??

*Marrë nga profili në Facebook i autorit.

Video