Sa para duhen për të qenë i lumtur?

3 Janar 2023, 16:38Pikëpamje SHKRUAR NGA IRENA BEQIRAJ
Irena Beqiraj

Ekonomistët ndër vite kanë ofruar përgjigje të ndryshme . Në esenë e tij të famshme "Mundësitë ekonomike për nipërit tanë", John Maynard Keynes argumentoi se, nëse të ardhurat rriteshin tetëfish krahasuar me nivelet e viteve 1938, "problemet ekonomike mund të zgjidheshin ose të paktën do të ishin afër zgjidhjes", kështu njerëzit mund të ishin të lumtur.

Megjithëse të ardhurat janë rritur aq sa Keynes e kishte parashikuar, problemet tona ekonomike nuk mund të konsiderohen të zgjidhura, aq më pak lumturia .

Pak më shumë se një dekadë më parë, Daniel Kahneman dhe Angus Deaton, secili fitues i çmimit Nobel në ekonomi, zbuluan se 75,000 dollarë në vit ose më shumë se 100,000 dollarë sot – mjaftonin për të optimizuar nevojat e përditshme. sipas tyre më shumë para se kaq nuk arrijnë të zvogëlojnë sasinë e kohës që njerëzit ndihen të shqetësuar, të stresuar ose të trishtuar. pra nuk ndikojnë në nivelin e lumturisë

Në studimin e tyre të fundit, psikologët Paul Bain dhe Renata Bongiorno e ndryshuan fokusin e pyetjeve te tyre. Në vend që të pyesnin se sa para ishin të mjaftueshme për të qenë të lumtur, ata i pyeten pjesëmarrësit e sondazhit të tyre sesi ato e mendonin jetën absolutisht ideale, edhe më pas i pyetën sesa para u duheshin për të arritur jetën e tyre ideale. Përgjigjet varionin nga 10,000 dollarë për ata, që jeta ideale e të cilëve përfshinte zëvendësimin e perdeve apo tapetit deri në 100 miliardë dollarë për ata qe jeta ideale e të cilëve përfshinte blerjen e Twitter.

Fatkeqësisht deri më sot, nuk ka asnjë recetë që na tregon se sa para na duhen për të qënë të lumtur. Secili nga ne është një qënie unike dhe matësit tanë të lumturisë janë të ndryshëm.

Por një gjë është e sigurt! Të qenit multimiliarder do të ndryshonte marrëdhënien tonë me çdo qenie tjetër njerëzore. Keynes e dinte se njerëzit shpesh dëshirojnë të ndihen "superiorë ndaj shokëve tyre", por, kur epërsia bëhet ekstreme, ne padashur nga subjekt bëhemi një objekt edhe jeta me 100 miliardë dollarë duhet të jetë tmerrësisht vetmuar.

Një jetë e vetmuar është jeta më e varfër që njeriu mund të ketë!

Video