
Satirë nga Lutfi Dervishi
Edi Rama: Kazanët mediatikë vëlojnë shpifjen e tyre për 504 mijë euro të gjetura në një dyshek! Janë paratë e një jete djersitur në kurbet dhe jo fletushkat e tellallit të SHQUP-it.
Sali Berisha: Janë 100 herë më të pastra duart e pastrueses, sesa të zyrtares së qeverisë së “Kallam Dështakut”!
Ilir Meta: Qen bir qeni, po merr peng Shqipërinë por atdheu ka zot, lekët e vjedhura do ja shpërndajmë shqiptarëve.
Monika Kryemadhi: Me filxhan a pa filxhan, lekët Rama po ua than!
Elisa Spiropali: Ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë, madje këto kur jam pushim shoh që ka edhe filma me pastrues plehrash dhe pastrues lekësh.
Spartak Ngjela: He he he, bukur zonjë! Dëgjo tani, se i dini të thjeshta këto punë ju. Pastruesja është agjente speciale e FBI-së mo zotëri, kanë ardhur sinjale amerikane!
Frida Krifca: Hapja e Akademisë së Pastrueseve mbetet emergjencë kombëtare.
Bora Muzhaqi: Kushedi sa fëmijë afganë do të kishim mbështetur me 504 mijë €. Do shkruaj një faqe ditari tani për këtë vogëlushë.
Niko Peleshi: Tëmën e sëmës o, sa një riparim kapital i një helikopteri anti-zjarr.
Ulsi Manja: Zyrtarja dhe pastruesja e kryn krejt punën e vet. Tani ta lemë drejtësinë të punojë e qetë për hetime ma nalt!
Pastruesja: Jam e pafajshme. Vetë shefja më tha “hiq çdo gjë të pisët nga kjo shtëpi”.
Policia patrueses: Nxirr paratë që ke marrë edhe te shtëpia e shefit tonë, ne i kemi transportuar disa herë dhe s’prekëm gjë me dorë, na dole ti më e zgjuar.
Bledi Çuçi: Siç e dini, kandili pandëshkueshmërisë i është fikur tani do i shuajmë edhe qiririn.
SPAK: Çështja po hetohet, por siç e dini është shumë komplekse.
Kiko: A i nxeh 504 mijë euro kesh një çantë Louis Vuitton me flamurin shqiptar?