Femra nuk ka nevojë të bëhet burrë për t’u barazuar me burrin

31 Tetor 2023, 10:54Pikëpamje SHKRUAR NGA ARTAN FUGA

Kur shoh se si ka disa vajza te reja qe ne rrugen e shpejtesise se larte Tirane – Durres, vozisin me 130 km ne ore, parakalojne djathas, te qepen nje meter larg bishtit te makines dhe gati te shtyjne t’u hapesh rruge, te japin sinjale te frikshem me drita qe te kerkojne te besh menjane pavaresisht kontekstit, te hapesh krahun shpejt, kur ne veture shohin telefonat, njesoj si ca djem e burra te “forte”, bindem per dicka:

Shoqeria nuk fiton asgje nese emancipimi kuptohet qe femra ta vozise makinen si i forte, pra te behet burre, madje i keq, qe politikania te beje goje te ndyre si deputet burracak gojepiset, qe vajza te dehet si pijanec hajvan, etj.

Femra nuk ka nevoje te behet burre per t’u barazuar me burrin.

Ne te gjitha rastet, femra mund te mbetet e tille, femer,  plot hijeshi, dhe t’i tregoje burrit shembullin e nje qenieje te larte, te edukuar, te hijeshme, te mencur, te kujdesshem, te matur.

Burri ka nevoje urgjente te feminizohet, shoqeria ka nevoje t’i ike karakterit te vet super macist, ndyresisht viril, edhe kur ne krye mund te jene gra, dhe t’i hape rruge nje kulture feministe, kurse femra nuk ka perse behet burre, duke i ikur trishtueshem vlerave te veta qe asnje burre nuk i ka.

Video