
Lëreni Sara Hoxhën rehat...
Dhe një herë shqiptarët më vërtetuan se pse janë kaq të mirë për të shpikur skenare. Sidomos për disa personazhe të caktuara.
E keni vënë re që ekzistojnë disa figura publike që janë të preferuarat e njerëzve për tu vendosur në lupë? Mesa kam kuptuar një prej tyre është edhe Sara Hoxha.
Duke qenë se e kam ndjekur Sarën në Instagram që kur nuk e kishte bërë ende publike lidhjen e saj me Ledrin, e kam parë se si ka evoluar ajo si personazh.
Hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Pse nuk e bën publike lidhjen me Ledrin? Pse shfrytëzon Ledrin për famë?
Pse nuk je më aktive në mediat sociale? Pse poston kaq shumë?
Pse nuk del në intervista? Ngele në televizione sa të pëlqen vetja?
Pse je kudo me Ledrin? Pse nuk je me Ledrin kudo?
Të jetë tjetri në qejf të vet dhe krejt papritur të lexojë se është ndarë… ja që ndodh. Për ata që ndoshta nuk janë aq IN me zhvillimet, Sara është pjesë e “Në kuadër të dashurisë” dhe mesa kam dëgjuar ka bërë një paraqitje dinjitoze si aktore.
Por, në vend që të merren me rolin e saj, njerëzit sërish kanë shumë qejf të komentojnë lidhjen me Ledrin. Reperi nuk është shfaqur në premierat e filmit dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për shumë që të aludojnë për ndarje.
“Tapetin e kuq ma la mua duke qenë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua.”- tha Sara në premierën e filmit në Tiranë.
Por, jo, Sara. Nuk besojmë kështu ne. Po në Kosovë pse nuk ishte?
“Sepse Ledri ka obligimet e tij të cilave duhet tu shkojë pas dhe e shikoni vetë rrëmujën këtu. Ai nuk do merrte dot frymë. “- sqaroi mbrëmë në premierën e filmit në Prishtinë Sara, duke mohuar kategorikisht zërat për ndarje.
View this post on Instagram
Për ata që kanë kujtesë afatshkurtër, Ledri nuk ishte në asnjë nga netët e ‘Dancing with the stars’ kur konkuronte Sara, përveç finales. Asokohe, Sara tha se kishte qenë dëshira e saj që ai mos të ishte prezent, duke treguar se do e kishte më të vështirë dhe do emocionohej më shumë.
A e keni quajtur ‘Sara e Ledrit’? Ja ku e keni tani Sara Hoxhën. Sarën që po tregon talentin e saj në fusha që ne nuk i dinim dhe që do të korrë frytet e punës së saj, të shijojë suksesin, blicat, prozhektorët drejt saj, vetëm për atë që po bën jo për partnerin që ka në krah. Për të cilin në fund të fundit ka qenë gjithnjë krenare.
Lëreni Sarën të tregojë se sa mund të arrijë, sa vlen dhe kush është pa Ledrin.
Lëreni Sarën të tregojë se është Sara Hoxha dhe jo thjesht Sara e Ledrit.