Zv.Ambasadori i SHBA në Tiranë: Moisiu, burrë bujar!

26 March 2022, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zv.Ambasadori i SHBA në Tiranë: Moisiu, burrë bujar!

Zv. Ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith, është takuar ditën e sotme me ish-Presidentin Alfred Moisiu.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale me Moisiun, teksa shkruan se ish-Presidenti është një burrë shumë bujar, që i ka mësuar shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë.

“Kam pasur mundësinë të bisedoj me Presidentin Moisiu disa muaj më parë dhe në një kohë të shkurtër mësova shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë. Kam pasur fat që e pashë përsëri sot. Një burrë shumë bujar”, shkruan diplomati amerikan.

 


Video