Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Thatësira e cila ka kapur vendin tonë ka sjellë krizë energjitike për shkak të shterimit të prirjeve në Liqenin e Fierzës. Pamjet tregojnë se dita-ditës Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.
Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.
Foto të marra nga zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni